Komuniteti shqiptar në Zvicër mobilizohet për mbështetjen e Pierre Maudet, në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë

Zvicra

Komuniteti shqiptar në Zvicër mobilizohet për mbështetjen e Pierre Maudet, në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Sali Bislimi

Gjenevë, 24 shtator -Jo vetëm gjenevasit, por edhe shqiptarët e këtij kantoni kanë vendosur që ta mbështesin Pierre Maudet në zgjedhjet kantonale në Këshillin e Shtetit, që do të mbahen me 7 Mars të këtij viti.

“Mbështetni ekonominë dhe vendet e punës nëse jeni dakord për votimin e 7 marsit Pierre Maudet”, është ky slogani i politikanit zviceran, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje që në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë, shqiptarë të votojnë për politikanin zviceran, Pierre Maudet, që është pjesë e listës “Liberté et justice sociale”.

Do theksuar se z.Pierre Maudet ish-kandidat për këshilltar Federal, një kryetar qeverie në kantonin e Gjenevës, një ministër i Ekonomisë ne intervistën e fundit dhënë gazetarit të gazetës zvicerane në shqip Le canton27.ch ka thënë se “Shqiptarët në Zvicër janë një shembull i integrimit për komunitetet e tjera të huaja”

Sipas Maudet, është e dhimbshme që Kosova ka mbetur e izoluar, pa liberalizim të vizave. “Nisur nga një numër i madh i komunitetit kosovar në Zvicër dhe lidhjet e tyre me Kosovën, Zvicrës i takon të intervenojë në Bruksel në këtë drejtim”.

Do përkujtuar se diplomati gjenevas i ka kontribuuar proceseve demokratike, z.Maudet ka vizituar tri herë Kosovën.

Sipas Bislimit, Pierre Maudet ka thënë se është e dhimbshme që Kosova ka mbetur e izoluar, pa liberalizim të vizave.

Veprimtari Sali Bislimi ne Zvicër, ka thënë se është koha për t’i dhënë mbështetjen në zgjedhjet e 7 marsit listës “Liberté et justice sociale” njeriut i cili do të bënë të gjitha për të na ndihmuar komunitetit tonë këtu dhe Kosovës në avancimin e proceseve politike dhe demokratike.

“Aty ku mbështetet komuniteti ynë çdo herë jemi fitues. Urojmë që edhe kësaj radhe të angazhohemi të gjithë të votojmë dhe t’i thërrasim edhe të tjerët – miqtë dhe familjarët të votojnë njeriun i cili meriton mbështetjen tonë. Mirupafshim me 7 mars! ”, ka thënë Bislimi për gazetën zvicerane Le Canton27.ch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat