Rrugëtimi nga Kosova në Zvicër në kohë pandemie/Ja çfarë duhet bërë para se të hyni në Gjenevë apo Zurich

Zvicra

Rrugëtimi nga Kosova në Zvicër në kohë pandemie/Ja çfarë duhet bërë para se të hyni në Gjenevë apo Zurich

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:49
Ilustrim

Numri i infeksioneve, sikur edhe i viktimave në Zvicër si pasojë e pandemisë COVID-19 ka vijuar të bie javët e fundit. Situata epidemiologjike mbetet e brishtë ne Zvicër, pavarësisht llojeve të reja ngjitëse të virusit. Në mbledhjen e saj më 17 shkurt 2021, Këshilli Federal analizoi situatën, duke propozuar një relaksim të kujdesshëm dhe gradual, në mënyrë që t’i jepet më shumë hapësirë ​​jetës ekonomike dhe sociale duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur një valë të tretë epidemike, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, duke ju referuar burimeve të Ministrisë së shëndetësisë (OFSP/BAG) në Bern.

Që nga 8 shkurti është i detyrueshëm një test kur hyni në Zvicër nëse udhëtoni me aeroplan. Vetëm ata që tregojnë një test negativ të koronës lejohen të hyjnë. Përveç testimit të detyrueshëm, ekziston një detyrim dhjetë-ditor i karantinës. Të cilën mund ta lini me një test tjetër negative pas shtatë ditësh. Detyrimi për karantinë zbatohet vetëm për “vendet në rrezik” në listën e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (OFSP/BAG).

Në listën e re të Qeverisë zvicerane, e cila hyn në fuqi nga nesër (08.03.21-16.03.21) si “vende të rrezikuara” ka vënë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe vende tjera, por jo edhe Kosovën.

Ja çfarë duhet bërë (testi-PCR, formulari..) para se të hyni në Gjenevë apo Zurich..

Laboratori “EuroLab” nga tani është i certifikuar me ISO Standarde. “EuroLab” i cili tash e disa muaj kryen testime PCR për COVID-19 në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari”, nga tani ka certifikimin ndërkombëtar të standardeve ISO 9001. Me certifikimin me ISO Standarde nga tani shërbimet e “EuroLab” janë të pranuar ndërkombëtarisht. Rezultatet e testimit në “EuroLab” merren brenda ditës, ndërsa çmimi për RT PCR test është 35 euro, ndërsa testi Antigen 15 euro.

Sikur drejtor Astrit Ajeti, ashtu edhe shef i laborantëve Florim Ahmeti, kanë deklaruar për Le Canton27.ch se interesimi i udhëtarëve, sidomos i atyre që udhëtojnë për në Zvcër, Gjermani dhe vendet tjera të BE-së është i madh për të bërë testet, gjë kjo e obligueshme nga vendet e destinacioneve që ju kërkojnë mërgimtarëve apo turistëve tanë që largohen nga vendi.

Diten kur ekipi i Le Canton27.ch vizitoi qendrën e testeve “EuroLab” ne Aeroportin (e vjetër) “Adem Jashari”, hasi në kolona të gjata, ku vërehej një interesim i madh. Aty vërejtem se mjekët, infermierët dhe personeli i “EuroLab” ishin mirë të pajisur dhe organizuar për t'ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve tanë.

Në bisede me infermieren Fikrije Avdyli Sahiti, kuptuam se testi bëhet shumë shpejt edhe atë për një orë apo dy maksimum.

“Falë ekipit tonë por edhe qytetarëve të vetëdijesuar testimi i udhëtarëve po ecën mbarë pa probleme. Testimet bëhen sipas standardeve evropiane dhe me çmime të volitshme nga 15 deri ne 35 euro. Varet nga preferencat e tyre..”

Plotësoni Formularin para se të hyni në Zvicër

Formulari i hyrjes elektronike është në dispozicion në sëissplf.admin.ch. E rëndësishme: Ju duhet të plotësoni formularin para se të hyni në Zvicër.

Kush duhet të plotësojë formularin e hyrjes?

Pothuajse të gjithë që hyjnë në Zvicër duhet të plotësojnë formularin. Fëmijët mund të deklarohen në atë të një të rrituri që udhëton me ta. Përjashtim: njerëzit që vijnë nga një zonë kufitare e Zvicrës nuk duhet të plotësojnë formularin e hyrjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat