Shqiptaret Arbenita Shabani Zejna dhe Anita Islami zgjidhen këshilltare komunale në Zvicër

Zvicra

Shqiptaret Arbenita Shabani Zejna dhe Anita Islami zgjidhen këshilltare komunale në Zvicër

Nga: Bashkim Hasani Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:38
Anita Islami

Më 7 mars 2021, në disa kantone të Zvicrës u mbajtën zgjedhje legjislative në nivel të kantoneve dhe të komunave.

Në këto zgjedhje nuk munguan sukseset e kandidatëve nga komuniteti shqiptar, e ndër këto suksese janë edhe suksesi i Arbenita Shabani-Zejna nga Smira e Vitisë dhe Anita Islamit.

Të dyja këto u zgjodhën këshilltare komunale për komunën Rolle, Kantoni Vaud Zvicër.

Përndryshe, Arbenita rizgjidhet për të dytën herë, ngase këshilltare komunale ishte edhe në legjislaturën për vitet 2017-2019. Arbenita me profesion është dizajnere e modës, përderisa Anita 20 vjeçare është studente në Lozanë dhe studion Dizajnin Grafik .

Arbenita dhe Anita në këto zgjedhje garuan në listën e Partisë Socialiste.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat