Burri tenton ta vrasë 44-vjeçaren nga Kosova në Zvicër, detajet nga policia

Zvicra

Burri tenton ta vrasë 44-vjeçaren nga Kosova në Zvicër, detajet nga policia

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:11
Ardit S. dhe Besime S

Një grua 44-vjeçare, me shtetësi të Kosovës ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pas një rasti të rëndë të dhunës në familje, në Schafisheim të Kantonit Aargau.

Policia e kantonit ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar për dhunën e ushtruar, shkruan blick.ch.

Pak para orës 1 të pas mesnatës së të premtes, policia ka marrë një raport se një krim kishte ndodhur në një shtëpi, në Juraweg në Schafisheim AG.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Policia dhe shërbimi i ndihmës së shpejtë menjëherë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një grua 44 vjeçe, pa shenja jete, në shtrat.

Por, mjekët e ndihmës së parë më pas patën sukses në rianimimin e saj. Shqiptarja tani është në kujdes intensiv, shkruan Policia Kantonale e Aargaut në një komunikatë.

Image

Burri, një shtetas zviceran 46 vjeç, është arrestuar, pa rezistencë. Gjetjet fillestare tregojnë për një përpjekje vrasjeje të kryer nga ai. Megjithatë, rrethanat dhe motivet e sakta janë ende të paqarta. Policia e kantonit Aargau ka filluar hetimet ndërsa prokurori publik ka hapur procedurën e hetimit penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat