Telegram urimi Kryetarit të ri Z. Lumir Abdixhiku

Zvicra

Telegram urimi Kryetarit të ri Z. Lumir Abdixhiku

Më: 15 mars 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Urime  LDK-ë për zgjedhjen e Kryetarit të ri! Urime Ju kuvendarë për shembullin  e treguar në Kuvend! Edhe njëherë treguat se si duhet të mbretërojë  uniteti dhe demokracia ne një subjekt shtetformues. Dëshmia e sjelles tuaj sot në punimet e Kuvendit tregon pasurinë dhe pjekurinë politike të traditës, të cilën la pas Dr. Ibrahim Rugova! Orientimi  Euroatlantik në miqësi me miqët perëndimor dhe SHBA-në i dha goditjen e madhe përpjekjeve për ta dobësuar edhe më tej fuqinë e këtij subjekti  politik. 

Aty ku ka mjaft çka të zgjedhësh, dëshmoi se si bëhen zgjedhjet. Me këtë veprim iu thyen heshtat, që për njëzet vjet u hodhën mbi LDK-në dhe prijësit e saj. 

Me këtë edhe kryetari Mustafa dha një shembull pas dorëheqjes, që t’u lihet hapësirë kuadrove të ngritura dhe të merituara. Për këto merita në afirmimin e gjeneratës së re meriton t’i deshirojmë suksese në punën Akademike!  

Konsiderojmë me të drejtë se të gjitha sulmeve, nga sot iu pre turri. Nga sot  iu mbyll  goja  gojëkëqinjve, duke humbur mundësinë e krijimit të programeve e lajmeve në dëm të LDK-së. 

Ua rikujtokmë se LDK-ja u krijua kur vendi u mbulua nga errësira e sundimit serb. Intelektualët e kohës u bashkuan rreth LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye, duke i dhënë drejtim popullit për lirinë e vendit. Por dhe tani kur vendi u gjend mes Lindjes dhe Perëndimit LDK-ja u riorganizua dhe do të i japë drejtimin e duhur Kosovës tonë të dashur! 

Andaj Dega e LDK-së në Zvicër, mbështet pa rezervë Kryetarin dhe Organet e zgjedhura nga vota e kuvendarëve, duke i dëshiruar Kryetarit të ri dhe Kryesisë suksese drejt sfidave qe e presin.  

Kemi besim të plotë që Z. Abdixhiku, di t'i jap kahje dhe zgjidhje, drejt rikthimit të fuqishëm të LDK-së! 

Urime Kryetarë, Urime LDK, Urime Kosovë. 

 

Na prift e mbara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat