Drilona, shqiptarja e cila arriti në finalen e The Voice of Switzerland

Zvicra

Drilona, shqiptarja e cila arriti në finalen e The Voice of Switzerland

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:34
Drilona

Në The Voice of Switzerland të vitit 2020 Drilona shkëlqeu me paraqitjen e saj të parë në skenë. Ajo është me prejardhje nga Mitrovica, por, është rritur dhe jeton në Basel të Zvicrës. Si adoleshente, Drilona është inspiruar kryesisht nga zhanret R&B dhe Soul. Ndërsa tani, ajo vazhdimisht publikon video covera nëpër rrjetet sociale.

“Në fillim të vitit të kaluar kam marrë pjesë në The Voice of Switzerland dhe arrita deri në finale. Shkaku i situatës me COVID-19 nuk u zhvillua gjysemfinalja dhe finalja sipas planit. Kështu që e kemi mbajtur vetem finalen dhe secili ka performuar prej shtëpisë së vetë. Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe jam ndarë shumë e kënaqur me arritjen time deri në finale, gjë të cilën nuk e kam pritur.” tha Drilona.

Drilona është shumë aktive në Instagramin e saj privat me video duke performuar. Sipas saj rrjetet sociale dhe sidomos Instagrami sot janë pjesë esenciale për të arritur dëgjueshmëri.

“Në nëntor të 2020-ës e kam lancuar këngën time të parë “M’lshon zemra”. Tekstin e kësaj kënge e kam shkruar vetë dhe për muzikë kam bashkëpunuar me një producent nga Kenia, i cili quhet Nzau. Incizimin e kam bërë në studion e Florent Boshnjakut. Videoklipin e kam realizuar në bashkëpunim me BUG Production në Shalë të Bajgorës (Mitrovicë) nga dhe e kam prejardhjen.” u shpreh Drilona.

Gjatë këtij vitit Drilona planifikon të publikojë edhe disa këngë të tjera. Muzika është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme për të, andaj ajo synon ta ketë profesion në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat