Arrestohen gjashtë shqiptarë në Zvicër, kjo është arsyeja

Zvicra

Arrestohen gjashtë shqiptarë në Zvicër, kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 23 prill 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Gjatë një inspektimi në St.Margrethen dhe Widnau Policia e kantonit St.Gallen ka arrestuar gjashtë persona, transmeton “Bota sot”.

Të akuzuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë të arrestuarit punojnë në të njëjtën kompani.

Asnjë prej tyre nuk kishte leje pune.

Aksioni i Policisë u zhvillua në bashkëpunim me policinë e imigracionit, gjatë kontrollimit në një kompani e cila bënë lyerjen e ndërtesave të ndryshme në St.Margrethen, shkruajnë mediat zvicerane.  

Në këtë kompani fillimisht u zbuluan tre punëtorë dhe pronari i biznesit (43-vjeçar).

Pastaj, dy punonjës të tjerë u gjetën duke punuar në një zhavorr në Widnau.  Burrat midis moshës 25 dhe 53 vjeç nuk kishin lejet e nevojshme të punës për Zvicrën. Pronari i biznesit as nuk ka leje pune dhe as leje qëndrimi për Zvicrën. Të gjashtë personat u arrestuan transmeton “Bota sot”..

Zyra e migracionit e kantonit St.Gallen urdhëroi që pesë punëtorët e kompanisë të dëboheshin. Pronari i biznesit, i cili ka një leje qëndrimi gjermane, mori një urdhër largimi.

Të gjithë të dyshuarit raportohen tek prokurori publik i kantonit St.Gallen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat