Dënohen shefat zviceranë për terrorin telefonik që bënë në bashkëpunim me një Call Center në Kosovë

Zvicra

Dënohen shefat zviceranë për terrorin telefonik që bënë në bashkëpunim me një Call Center në Kosovë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:26
Ilustrim

Gjykata e Lartë në Aargu të Zvicrës ka marrë vendim që të dënohen me gjobë dy persona në Zvicër, të cilët akuzoheshin se kanë udhëzuar një qendër thirrjesh në Kosovë të reklamojnë agresivisht kompaninë e tyre ‘Geminis Marketing GmbH’ në Zvicër.

Njëri nga të akuzuarit do të detyrohet të paguajë mbi 200,000 franga, raporton gazeta Aargauer Zeitung.

Më tutje, siç sqaron mediumi zviceran, në aktakuzë thuhej se agjentët e qendrës së thirrjeve kanë thirrur njerëz me një yll në librin e telefonit. Pra, ata që nuk lejohen shprehimisht të thirren për qëllime reklamimi.


Disa nga agjentët, sipas aktakuzës së siguruar nga mediumi zviceran, thuhet se kanë pretenduar të jenë anketues ose mbrojtës të privatësisë dhe kësisoj kanë mashtruar klientët për të nënshkruar kontrata.

Dhe së fundmi, faturat dhe përkujtesat thuhet se u janë dërguar njerëzve që nuk janë pajtuar me një gjë të tillë në telefon.

Në aktakuzë, e gjithë kjo cilësohet si “terror telefonik”, pasi që kanë thyer ligje të shumta.

Mediumi zviceran nuk ka arritur të sigurojë emrin e kompanisë për qendër thirrjesh në Kosovë, që bashkëpunoi me dy të dënuarit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat