Bernë, Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes shoqatave nga Kosova Lindore në Zvicër

Zvicra

Bernë, Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes shoqatave nga Kosova Lindore në Zvicër

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:10
Pamje nga takimi në Bernë

Komuniteti shqiptare nga Kosova Lindore në Zvicër mobilizohet për një organizim më të mirë!

Përfaqësues të asociacioneve dhe shoqatave të ndryshme në Zvicër sot në orët e paradites janë tubuar në ambasadën shqiptare në Bernë.

Temë e bisedimeve, përvec integrimit në Zvicër, do të debatohet edhe mbi riorganizimin e shoqatave dhe roli i tyre në vendlindje. 

Siç dihet sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 20 mijë shqiptarë nga Lugina bashkë me ta veprojnë rreth 20 shoqata, kryesisht humanitare dhe kulturore.

Ka gjasa që ato te shkrihen në një dhe të veprojnë si një trup i përbashkët, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Këto shoqata nga Luginës së Preshevës me aktivitet në Zvicër, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke u angazhuar të krijojnë Bashkimin e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër.

Duke qenë se Zvicra është vendi me më shumë mërgimtarë nga Lugina e Preshevës, kjo nismë ka si qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit e bashkërendimit të veprimtarisë së shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër në mënyrë që të kenë një përfaqësim të njëzëshëm dhe koordinim të punës e përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Siç mëson gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga ambasada shqiptare ne Berne, ne këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ilir Gjoni i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj nisme si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Të pranishmit i përshëndeti dhe sekretari i tretë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, z. Gjenis Haxhimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat