E rëndë: Gjuajtje me armë në Zvicër, plagoset shqiptari nga Kosova dhe gruaja e tij

Zvicra

E rëndë: Gjuajtje me armë në Zvicër, plagoset shqiptari nga Kosova dhe gruaja e tij

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Një konflikt me disa shqiptarëve nga Kosova, ka ndodhur sot në qytetin Falkensteinstrasse të St. Gallenit.

Në këtë përleshje është përfshirë një 46-vjeçar nga Kosova ku ka mbetur i plagosur së bashku me gruan e tij 43-vjeçare, por që gjendja e saj shëndetësore është më e mirë, pasi është plagosur lehtë.

I dyshuar për plagosjen e çiftit është një tjetër shqiptar nga Kosova, i moshës 23-vjeçare, i cili u paraqit para policëve. Ai u arrestua pasi akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë konfliktit.

Policia e kantonit St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i kantonit St.Gallen, po heton historinë e deliktit, transmeton albinfo.ch.

46-vjeçari i plagosur u desh të transportohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vetë.

Në aksion janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen, si dhe shërbimi i ambulancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat