Reis Luzhnica, deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Zyrihut

Zvicra

Reis Luzhnica, deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Zyrihut

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:52
Reis Lluzhnica

Duke qenë i pari në listën pas fitueses, Vera Zisëiler në zgjedhjet e vitit 2018, e cila tashmë do të kalojë në një post tjetër, shqiptari Reis Luzhnica merr autmatikisht mandatin e deputetit të Zyrihut.

Duke filluar nga 25 gushti një vend në Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” një politikan i ri shqiptaro-zviceran, Reis Luzhnicën, të lindur në Prishtinë, në vitin 1990.

Luzhnica ka emigruar Zvicër me prindërit kur ishte vetëm dy vjeç.

Reis Luzhnica në zgjedhjet e fundit (2018) ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP) ndërsa votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për të siguruar vendin në asamble.

Tani, duke qenë i pari në listë pas fituesit të atëhershëm nga partia e tij, atij i takon ta marrë mandatin e deputetit/asambleistit të Zyrihut.

Qyteti i Zyrihut është një metropol i vërtetë dhe, me rreth 440.000 banorët e tij, dukshëm më i madh në krahasim me qytetet tjera të mëdha në Zvicër.

Siç dihet, në Zyrih dhe rrethinë është përqendruar një komunitet i madh shqiptar, sigurisht, më i madhi në Zvicër . Por, deri para tri vitesh nga ky komunitet nuk kishte asnjë përfaqësues në Parlament.

Shqiptario-zvicerani i parë që arriti të bëhej  pjesë e Parlamentit të qytetit, ishte Përparim Avdili, me prejardhje nga Kumanova, kandidat i Partisë Liberale (FDP).

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat