Diaspora shqiptare kthehet në Zvicër me mbi 2000 vetura të aksidentuara. Ka të vdekur dhe të lënduar

Zvicra

Diaspora shqiptare kthehet në Zvicër me mbi 2000 vetura të aksidentuara. Ka të vdekur dhe të lënduar

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:37
Ilustrim

Pas rënies sporadike të pandemisë, sivjet për shkak të biletave të shtrenjta me aeroplanë dhe kërkesave të testeve, mijëra mergimtarë me vetura mesyen Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Serbisë e viseve të Ballkanit për t`i kaluar pushimet verore.

Mirëpo, kësaj radhe pushimet për qindra bashkatdhetarë nuk shkuan ashtu siç duhet për shkak aksidenteve dhe problemeve me sigurime.

Sipas korrespondentit të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia rajonale, ka pasur qindra aksidente me dhjetëra viktima.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës në muajin korrik të këtij viti hynë dhe dolën ne Kosovë 2.890,851 njerëz.

Po aq thuajse ishin edhe ne muajin gusht. Cfarë do të thotë se për dy muajt e sezonit verore rreth 6 milion persona hynë dhe dolën në Kosovë, ku shumica dihet, ishin mërgimtarë, shqiptare nga diaspora.

Ne të nëjtën periudhë, në korrik hynë dhe dolën në Kosovë 457,682 vetura, po aq edhe në muajin gusht që do te thoë brenda dy muajve ne Kosovë hynë dhe dolën mbi një milionë vetura, pjesa dërmuse “gastarbeiter”. Gjate kësaj periudhe (korrik-gusht) ne Kosovë kishte mbi 4 mijë aksidente, nga të cilat 3200 persona morën lëndime. 

Dy muajt e fundit ne Kosovë policia shqiptoi mbi 100 mijë tiketa, dënime në trafik shofereve të pakujdesshëm, qe thyen rregullat e komunikacionit.

Për dallim nga vitet e me parshme, gjatë këtij sezoni veror ne këtë vit, në Kosovë kishte me shume aksidente dhe viktima, për shkak se svijet pas dy vitesh abstenimi te diasporës për shkak pandemisë, sivjet ky numër ishe shume i madh, ka thëne zëdhënesi i policisë se Kosovës Baki Kelani për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

«Gjatë muajit korrik 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 9 persona, si pasojë e aksidenteve rrugore në Kosovë… » thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Po aq kanë humbur jetën edhe ne muajin gusht.

Korrespondenti i gazetës Le Canton27.ch ne rajon rrugëve të Tiranes, Prishtinës, Shkupit dhe Presheves ka arritur te fotografoje kamion transportues te mbushur plotë e përplotë vetura të aksidentuara me tabela nga Zvicra. Mësohet se në Kosove sivjet për pushime verore hynë mbi 100 mije vetura, pjesa dërmuese nga Zvicra.

Vetëm nga Zvicra hynë në Kosovë, Maqedoni dhe Presheve mbi 30 mije vetura, prej te cilave mbi 2 mijë vetura me targa të ndryshme të kantoneve (ZH, SG, VD, GE, BE..) u aksidentuar të cilat u transportuan në Zvicër me kamion!

Njeri nga TCS ka thënë për gazetën Le Canton27.ch se për çdo ditë ngarkojmë nga 10 vetura të prishura në Kosovë të cilët me pas i transportojmë drejt Zvicrës.

Shume mërgimtarë kane thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në “Kartonin e gjelbër”, e kishte detyruar që për aksidentin të paguaj 10 mijë franga në Zvicër.

Çështja e Kartonit të Gjelbër është ngritur si problem shpesh nga Ministri i Diasporës.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat