Imami shqiptar në Zvicër ka një mesazh për bashkëkombasit: Vaksinimi është hallall, një akt human dhe pjesë e integrimit!

Zvicra

Imami shqiptar në Zvicër ka një mesazh për bashkëkombasit: Vaksinimi është hallall, një akt human dhe pjesë e integrimit!

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 07:25
Mustafe Memeti

Bernë, 13 shtator -Pas nje sërë shkrimesh në mediat zvicerane se spitalet janë mbushur me pacientë shqiptarë pasi u kthyen nga pushimet verore apo per falsifikim të testeve “negativ” të COVID-19 në Serbi, Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit, shoqata, intelektual madje edhe imame te xhamive të shqiptarëve janë mobilizuar duke apeluar tek komuniteti shqiptar në Zvicër, më i madh në këtë vend, që të vaksinohen pa hezituar, meqë është në të mirë të shëndeti të tyre, familjes dhe shoqërisë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Shifrat e te vdekurve dhe te infektuarve nga COVID-19 në Zvicër janë alarmante, cka duket se koronavirusi ka kërkuar azil në Zvicër!  Që një vit që kur nisën viktimat e para në këtë vend, sot ky numer ka arritur në 10’951 të vdekur dhe 808’000 te infektuar. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch koronavirusi deri tash ka marrur jeten e mbi 500 shqiptareve ne Zvicer dhe mbi 25 mije tjerë të infektuar (kryesisht nga Kosova) në Zvicer. Rreth 30 % apo mbi 60 mije shqiptare jane vaksinuar ne Zvicër, shifra këto e nxjerrur ne baze te burimeve nga spitalet, mjeket shqiptare, kompani transportuese te kufomave nga Zvicra dhe burimeve e kontakte tjera me famijarët e viktimave.

Komuniteti shqiptar ne Zvicër mobilizohet për vaksinim! Deri tash janë vaksinuar rreth 30 % apo mbi 60 mije shqiptarë

Ndalimi i një koncerti ne Zurich dhje masat e qeverise zvicerna nga 13 shtatori për qytetaret nga Kosova dhe Maqedonia Veriore qe nuk kishte kurrefare prapavije nga autoritetet zvicerane, pos asaj, thjeshte për te ruajtur masën, jeten e qytetareve ne kete kohe pandemi, ka irrituar disa shqiptarë në Zvicër. Sipas autoriteteve zvicerane, keto dy vendime për koncertin dhe hyrja ne Zvicer vetem me cerifikata vaksine nga dy vendet e ballkanit, me padeshirë ju eshte iponuar shtetit helvetik sepse jemi deshmitar se koronavirusi kishte bere kerdi ne rajon, për cka spitalet u mbushen per dy jave dite me plote shqiptare te ardhur nga keto vende te cilet ne vendlidje ishin infektuar si pjesëmarrs të koncerteve, dasmave, kanaxheqe, synetive e ndeja te tjera me turme njerëzish nga 300 veta neper dasma e 5000 veta ne tadiume..cka deshmuan shifrat e larta te viktimave diteve te fundit ne Kosovë dhe Maqedonine Veriore. Veq kesaj ne rajon u leshuan edhe qindra teste “negativ” te falsifikuara te COVID-19 cka policia ne rajon kishte zbuluar laboratore duke arrestuar mbi 100 kriminele!

Eshtë për t’u habitur, vendi i cili dje ju dha bukë dhe i strehoi mbi 60 mije refugjate, duke e akuzuar Serbine e Milosheviciti raciste si nje vend diskriminues, disa shqiptarë pa fije turpi Zvicrën sot e quajne “raciste” apo “disktiminues”?!..

Por ky koncer apo ndalesa per te hyre ne Zvicer atyre te pavaksinuarve, nuk guxon të jete aresye as shkak për te zbehur miqesine e mire mes dy popujve përkunder disa komenteve apo deklaratave te disa mergimtareve aty ketu kunder Zvicrës. Prandaj, ky rast nuk guxon të luhasin marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane, është ky mesazhi i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Që nga 2 shtator 2021, OFSP vlerëson se 5.1 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe për këtë arsye kanë të paktën imunitet të pjesshëm kundër Covid-19. Kjo përfaqëson 59% të popullsisë së vendit. Kurse nga 21 korriku, 8,747,637 doza vaksine janë administruar në Zvicër dhe 3,985,251 persona janë imunizuar plotësisht qe don ter tjhote 48.9% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne mesin e ketyre te vaksinuarave jane edhe mbi 60 mije shqiptare, kryesisht nga Kosova dhe viset tjera te ballkanit

Diskriminimi , kujdesi perballe COVID-19 dhe (mos) vaksinimi i komunitetit shqiptare ne Zvicer bashke me masat e autoriteteve helvetike përballe pendemise ishte temë debati e nje ankete te zhvilluar gjate dy ditve te fundit nga ekipi i reporterëve të gazetes zviceran ne shqip Le Canton27.ch me 300 pjesetare te komunitetit albanofon (Kosova, Maqedonia Veriore, Shqiperia, Lugina e Presheves e Mali i Zi..) qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer. Te anketuarit ishin kryesisht studente, intelektualë dhe puntorë të profileve të ndryshme nga gjitha kantonet e Zvicres.

Nushe Tafilaj, shefe në nje kompati petroli ne Zurich: Ne kurr nuk jam ndi e diskriminuar në Zvcer, te cilin e konsideroj si atdhe timin te dyte, perkundrazi ne i jem shume falenderuse, qeverisë dhe popullit zviceran. Unë personalisht i kam mar te dy vaksinat, po ndihem shumë mirë. Mesazhi im ështe: që të gjithë duhet të vaksinihemi, është në të miren tonë, te fmijeve, fmaikljes dhe shoqerise sonë!

Anketuesit ju përgjigjen Redaksise Le Canton27.ch ne kater pyetje (-1.A ndiheni te diskriminuar ne Zvicër? -2. Cfare mendoni per masat e reja te qverise zvcerane, ku nga 13 shtatori ne Zvicer, qytetaret nga Kosova dhe Maqedonia Veriore mund te hyjne vetem te vaksinuar -3. Keni marrur vaksinën? Nese jo, pse? -4. Keni ndonje mesazh per bashkekombasit e juaj për vaksinën?

Eshte interesant te thuhet qe ne fillim se nga te anketuarit tane, pjesa dermuese ishin provaksinimit për cka flasin edhe shifrat te cilet nga 300 te anketuar 230 persona kishin marrur vaksinen dhe posedojne certifikaten.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, kur i degjon disa kosovarë, duke kritikuar apo akuzuar Zvicren si je vend, qe po “diskriminon” apo për “racizem” jane sa qesharake po aq edhe naive, sepse vetvetiu del pyetja atëhere pse ata ikën dhe u larguan nga Serbia, dhe kërkuan strehim në një vend tjetër, po ashtu “racist” dhe “diskriminues”?!

Hoxhë Mustafë Memeti ne Bernë: Une dhe familja ime bashke me stafin tim ne xhami jemi nder te paret qe ju kemi pergjigjur pozitivisht ftesave për vaksinim meqe eshte ne te mire te shëndetit tone, te familjes, rrethit dhe mjedisit te gjere shoqeror. Njëkohesisht ne këtu ku veprojme kemi motivuar, apeluar dhe ftuar jo vetëm xhematin tone, por mbare komunitetin shqiptare qe te vaksinohen dhe te rrespektojne rregullat dhe masat e qeverise zvicerane për ta kryer ket obligim. Prandaj une ftoj komunitetin time dhe mbare qytetaret qa te lene anash teoritë konsiprative apo siq themi ne llafet kafeneve nepër “banhofe” me spekulime te ndryshme rreth vaksinave, por t’i pergjigjen pozitivisht apeleve te atoriteteve te shendetesise (BAG) ketu ne Zvicër, përkunder propagandes te forcave puritaniste apo “armates” se kibernetikës, komentet kuturu ne rrjetet sociale. Për fund do te apeloja tek bashkekombasit e mi qe sa me pare te vaksinohen, sepse kjo eshte domosdoshmeri dhe preventive meqë islami është fe e prevencioneve për të evituar më të keqen! Pradaj, une medoj se vaksinimi është hallall por edhe nje akt human, imperativ i kohës!

Naim Avdyli, Zurich, punëtor: Asesi nuk mendoj se jemi te diskriminuar as si shqiptare e as ne kete faze pandemie, sepse keto masa janë duke u zbatuar në tërë Globin. Secili shtet në botë ka rregullatë e veta. Edhe ne shqiptaret ne Zvicer duhet te integrohemi, adaptohemi duke rrespktuar dhe zbatuar masat dhe rregullat e vednit tku jetojme, për vaskionim, ketu ska dilema. Une me familje jam vaksinuar, bile para se të shkojme ne pushime, ne Kosovë. Prandaj, mesazhi im është mos hezitoni, po vaksinohuni sa më parë, sa nuk është bërë vonë!

Ismet Mjaki, puntor ne Gjenevë: Jo që ndjehem i diskriminuar por falenderoj Zvicren dhe zvicerranet që naj kane dhënë te gjitha mundesit me jetu e punu ketu. Nuk ka mal pa ujq, por nese Zviceranet jane ne panikë, kane aresyet e veta , meqe jemi deshmitare se gjat pushimeve ne Kovoe kihste qindra sasmat, kanaxheqe, fejesa, syneti e tubime tjera festive apo koncerte e ndeshje futbolli. Une jam vaksinuar me gjithë familjen ne Zvicerr edhe pse e kemi kalu Covid-19. Eshtë e vertet që rasti pare me Covid 19 ne Kosovë ka ardhe nga Italia ne komunen e Vitise nga e kam origjinen, dhe COVIDI-19 nuk eshtë gjalles me ndal ne dogana por eshtë diqka e tejdukshem, andaj masat per tu vakcionuar duhet te rrespektohen pos ata që e kan nga mjeku ndonje certifikatë. Nga e 13 shtatori, nga henja per të gjithë qytetaret zviceran apo rezident ne Zvicer vlenë i njejti ligj, pra ketu ska diskriminim dhe ju kisha lut te gjtheve, sidomos atyre bashkomabnsve te mi qe po hezitojnë , ta kryejnë sa më parë obligmimin , te vaksinohen dhe ta zhdukim ket vrases te tejdukshem. Nje jete vlen me shumë se friga!..

Bajrush Azizi, Bajrush Azizi puntor në Bernë: Jo nuk ndjehem i diskrimunuar aspak. Ata qe thone se Zvicra diskriminon, ja fusin kot ose jane njerez te deshtuar. Nese paska diskriminim, ketu ka ligje dhe mund te denoncojne ata qe benë diskriminime të tilla. Meqe jam shqiptare me origjine nga Serbia, lirisht mund te them se me te diskriminuar ndjehen shqiptaret sot në vendin e vete ne Lugine e Presheves (ne Serbi) madhe edhe ne Kosovë se sa këtu në Zvicër. Une kame marre dy vaksinat. Porosia ime eshte për gjithe shqiptaret nese e duan veten dhe famljen, te vaksinohen sa më parë!..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat