Sami Mustafa, afarist i suksesshëm, shembull i integrimit në Zvicër 

Zvicra

Sami Mustafa, afarist i suksesshëm, shembull i integrimit në Zvicër 

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:00
Sami Mustafa

Komuniteti shqiptar në Zvicër, për dallim nga vitet e pasluftës ka avancuar shumë duke bërë emër jo vetëm në fushën e sportit apo futbollit, por edhe në ndërtimtari,  të cilët tashmë janë dëshmuar dhe janë bërë pjesë e ndërtimit dhe zhvillimit të këtij vendi, madje edhe konkurrent me zviceranët.

Mjafton t’i përmendim këtu kompanite gjigante si LIKA apo Orllati dhe disa tjera.

Këtyre kompanive gjigande për nga puna ju është bashkangjitr tashmë edhe kompania me emrin AMBRELLA që drejtohet nga afaristi i suksesshëm zvicerano-shqiptar me origjinë nga Kumanova z.Sami Mustafa, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Për kompaninë e tij AMBRELLA  na folën më shumë puna dhe ziceranët se sa vet patroni i saj Sami Mustafa.

Ditën kur vizituam zyrat e kompanisë se njohur ne Zvicër AMBRELLA takuam zviceranë të cilët na folën vetëm fjalë të mira për ket kompani dhe stafin e saj (Nakije Bekjiri dhe Alejna Mustafa) sipas të cilëve ishin shembull integrimi dhe punëtori jo vetem për shqiptarët por edhe për vendorët në Zvicër.

Kompania “Ambrella Storenservice” e cila ndodhet në Ëilerstrasse 58, 9602 Bazenheid- Bazenheid (SG) të Zvicër, në zyrat e saj takuam drejtorin z.Sami Mustafa dhe stafin e kompanisë e cila është pjesë e industrisë së kontraktorëve të pajisjeve të ndërtimit që merret kryesisht me prodhimin dhe instalimin e gjitha llojeve të roletave dhe të tendave.

Emri i Sami Mustafës dhe kompanisë se tij Ambrella në Zvicër dhe Maqedoninë  Veriore njihen edhe humanitarë të cilët janë solidar, duke ju ofruar ndihma të varfërve, skamnorëve dhe të tjerëve që kanë pasur nevojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat