Media zvicerane: Shqiptarët të habitur me qëndrimin e zviceranëve në Kosovë

Zvicra

Media zvicerane: Shqiptarët të habitur me qëndrimin e zviceranëve në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 maj 2017 Në ora: 19:15
Intervistë në fushë në Kosovë Altin Marku dhe Besa Drenika

Sipas rregullit shqiptarët e Kosovës emigrojnë drejt Zvicrës - por Kurt Trachsel nga Berni ka bërë të kundërtën. Vetëm atë tani e kanë vizituar dy reporterë shqiptarë duke u kthyer në hit në internet, shkruan media më e klikuar zvicerane “Blick”.

Në Zvicër jetojnë 170.000 shqiptarë nga Kosova, ndërsa në Kosovë jetojnë vetëm 460 zviceranë. Njëri sosh është Kurt Trachsel nga Berner Oberland. Ai jeton prej 14 vitesh në Gjilan, në vendlindjen e Xherdan Shaqirit. Së fundi e kanë vizituar dy gazetarë shqiptarë të «RTV 21».

«Jeta nuk është e keqe këtu. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe të sjellshëm. Unë jetoj prej 14 vitesh këtu dhe deri tani nuk kam pasur me asnjërin problem,” thotë Trachsel i cili ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar njerëzit.

Ai flet mirë shqipen, ka pasaportën e Kosovës dhe ka tre fëmijë të cilët gjithashtu rriten në Kosovë.

«Ti dukesh bile si shqiptar»

Pasi reporterët e vizitojnë në shtëpi, i thonë Kurtit se edhe pamjen e jashtme e ka si shqiptar.

«Po, në Zvicër gjithashtu më thonë shumë vetë ashtu, sikur të jem nga Ballkani.»

Në fund Trachsel ka edhe një apel për komunitetin shqiptar në Zvicër: «Besoj se shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mjaft potencial. Prandaj ata duhet të shohin mundësinë e investimit në vendlindje për të hapur vende të reja pune dhe për një ardhmëri më të mirë për Kosovën.»

Videoja është parë rreth gjysmë milion herë dhe e komentuar 2500 herë.

Shumë shqiptarë nuk habiten shumë se ai ka mësuar rrjedhshëm gjuhën shqipe, por për atë që ka lënë Zvicrën për të jetuar në Kosovë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat