Takimet me tropojanin, Arbër Ahmetaj, që tani e sa vjet jeton e punon ne Sion të Zvicrës, janë të ngrohta, miqësore, plotë atmosferë arti...

Zvicra

Takimet me tropojanin, Arbër Ahmetaj, që tani e sa vjet jeton e punon ne Sion të Zvicrës, janë të ngrohta, miqësore, plotë atmosferë arti...

Nga: Bajram Sefaj Më: 9 maj 2017 Në ora: 08:00
Disa nga titujt e veprave të Arbër Ahmetajt

Si ngahera, pra, kështu ishte edhe atë ditë të shtunë të javës së kaluar. Në atë Pasdite letrare, organizuar nga nga UPSH dhe SHKZSH, takimi me Arber Ahmetajn dhe letërisnë e tij, “Letërsia duhej  të më bënte të njohur, ajo edhe më shumë, më bëri të lirë!”,  siç njëherë e, kushediku, kisht thënë ai vietë për vetën e vetën e tij, ishte tejet i ngrohtë dhe i përzemert, njëkohësisht.

Ndonse atë pasdite të gjashtë muaji maj (ky vit), Gjenëvën e kishte mbërthyer një shi, sixhim, që hiç nuk i kishte hije stinës në të cilën gjendëmi, që praverë i thonë, në sallën e paraparë të ngjante kjo Pastdite letrare (diku në Gjenevë), ishte “instaluar një rreze shkëqyese... “aty ku dielli  rrugën i jep rrezës...”, si atëherë gjigandja malesore, Dava Gjergji,  ia thotë këngës  për Nënë Terezën, kur trupi të bulon mornica entuziazmi e përjetimi...

Dielli i Veriut të Shqiperisë, u kishte dhenë udhën, dy rrezeve: kuksjanit Petrit Palushit dhe Bislim Ahmetajt, vëllait tij, për dy vjet duaja, më të ri se Arbëri. Ata kishin marrë rrugë të gjatë dhe prej andej (midis malesh e shkrepash, ishin nisur... Gjatë rrugës ishin ndalur në Kosovë. Nuk e kishin prekur atë në kind, sikurse në vargun e tij, thotë poeti i trevës, Azem (Shkreli), por, e kishin marrë midis duarsh zemrën e saj, Prishtinën... Tek pastaj kishin marrë rrugë e havasë..

Ata, simbolikisht dhe figurativisht, ishin rrezë e diellit kuksajn, respektivisht,  tropojan...

*

Aty në sallën e vogël por zemërmadhe, pos Arbërit, të zotit të shtëpsë, krushqit nga Malësia e Gjakovës, i pritnin, jo shumë, por dasmorë besnikë dhe dashamirë të artit, të prirë nga nikoqirja, Albana Krasniqi, kur tani e shumë vjet më parë, është në krye (drejtorshë, do të thoja me peshë) e Univërsitë Popullor Shqiptar në Gjenevë.

Para si t’i jipet fjala, madhërisë facebook, këtij burimi të pakapërcyshëm, besnik e moderrn  informacioni, kur dendur, mirë saktë, vetëm me disa fjali të vetme, prezanton Arbër Ahmetajn, denjoj që, sa më pak fjalë të gratshme, të bëj një sqarim: në fakt, këtu fjala është për dy herë Arbër! Për Arbërin që kryen punën tetëorëshe si farmaceut me profesion (shkollim përkatës) që është, dhe, Arberi tjetër, që ushtron një zeje të vështirë e të pamësirshme, i sikurse që është bërja e letërsisë. Ata që e ushtojë këtë  zeje, e kanë të lehtë ta kuptojnë hilën e këtij shpegimi të ngathtë!

Image
Ftesa për mbemje letrare me shkimtarin...

*

Tani fjalën e ka fb: “Arbër Ahmetaj është shkrimtar shqiptar, u lind në Tropojë në vitin 1965, është diplomuar në farmaci nga universiteti i Tiranës dhe ai i Gjenevës. Që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punon si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në 1993 ndërkohë që specializohej për diplomaci në Oksford, Washington Gjenevë dhe Maltë punon në Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë. Pas detyrash të ndryshme në këtë minitri emerohet sekretar i parë ne ambasaden shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 vendoset në Sion të Zvicrës duke ushtruar dashurinë e tij të vjetër, punën si farmacist”, thot fb dhe vazdon, - Disa nga vpetart e tij janë: “Flet hyrje për në varr” roman, “Dardania” Tiranë 1993, “Shqipëria -trishtimi im” sprove, “Koha”, Tiranë 1999, “Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkautor Sefedin Krasniqi) “Mergimi ab”, Prishtinë 2000, “Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkauator S.K.) pjesa e dytë “Mergimi ab”, Prishtinë 2001, “Riva H.” tregime, “Mergimi ab” Tiranë 2003, “Rugova: Modeli i tij politik”, sprove, “Mergimi ab” Tiranë-Prishtinë 2006,“Më mori malli e dashur”, poezi shqip-frëngjsiht “Mergimi ab” Tiranë 2010, “Metafora e arratisur”, poezi, bashkautor “Mergimi ab” Tiranë, “Dhjetor 90: Mbaj mend”. (bashkautor) Kujtime e refleksione Tiranë 2011, “Varri i Braktisur” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2011,“I huaj ai Kososvari” roman, “S e kanderbeg books” Tiranë 2013,  “Nje nate tek Luiza” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2015. Ndërkaq në gjuhë të huaja: “Le chameau dans la neige”. (bashkautor) tregime, Ed. “d’En Bas” Lozane 2007, “La ville des écrivains figés”. Roman, Ed. “Mon Petit Editeur”, Paris 2011,  “Riva H.” tregime në rumanisht, Ed. “Privirea” Bukuresht 2011. Arbër Ahmetaj si një prijes polivandent që është, ka përkthyer: “Dashuritë Gazmore” Milan Kundera përk. nga anglishtja “Koha” Tiranë 1999,  “Majtas jo djathtas“;  “Dr.Artan Fuga, përk.nga frëngjishtja “Ora” Tiranë 2002.

*

Pasditja e paharruar letrare, me Arrbër Ahmetajn në Gjenevë, ishte  rast i mirë, të dëgjosh edhe fjalën e tij të gjallë, qoftë si rëfim, qoftë si lexim poezishë (nga ditët më të herëshme të tij), qoftë si eksperienca të tij, si pinonjës në diplomaci e të tjera e të tjera. Sidoms ishte joshese të dëgjosh kur ai thotë se përherë ishte (është) i huaji, qoftë në shtëpi, qoftë  gjetke. (Si vëlla, shumë  më i moshuar se ai, kur tha kështu, hezitova të ndërprej e ta pyes: për të “Huajn” e Albert Camus e ke fjalën apo jo!).  Ishin poaq interesante vrojtimet e këtij emri, relativisht të ri, po shumë të fortë në letrat tona, kur ishte fjala për krijimitari në vendlindje apo jashtë atdhet. Në këtë pyetje, Arbëri, (në itërpretim, “përkthim”), të lirë, përafërshit tha se në kokën (mendjen, vizionin) e tij,  përherë e ka  evdndohjen, e sa u takon përsonazheve, ato i i ecë, i lëvizë, luan me to, si i gure shahu, t’ishin. (Kërkoj ndjesë për këtë interpretim, vëlla më i ri Arbër. Ishte interpretim i lirë dhe i pavesvese se do të hidherohesh. Letërsia, na beri të lirë, edhe neve, jo veç ty!). (Kur u linde ti, (më 1965), unë isha djalë i “ri” e burrë i “moçem”!,  Njëzet e katër vjeçar. Isha jurist i diplomuar, bash si ti farmaist i diplomuar, e jo i prodhuar në klasët gjegjese, të fakultetit filologjik.

*

Vepra, qysh tani, kolosale e, gjithnjë ne rritje e sipër, (Arber Ahmetaj: “Kam të kyrer dy romae të ri, i treti eshtë pothuaj se i përfunduar!), që, gjer  tani  ka vë në lëvizje pena të mprefta dijetarësh e kritikësh, ashtu edhe mua me ka rëmbyar e me ka bërë për vete, sa që në dorë lapsin mora...

*

Këtë fragment po e rizbardh, jo pse për romanin, siç u precizua nga Petrit Palushi, më të mirë të Arbërir, deri me tash, kam shkruar diçka të mençur e të pathënë,  por nga arsyeja ne në ketë Pasdite letrare, emri im u përmend dhe apostrofuar disa herë, ndoshta për hir të titullit të mban ai shënim: “Letërsi e butë..., e ka emrin ai shënim.

Ja prangmenti i tij:” Romanin “Një natë tek Luiza” e marr prej duarve autorit dhe, menjëherë, e lexoj me lezet (siç thonë hanmet e Tiranës!!), akoma më të madh se të parin, “I huaji ai kosovari”! dhe, aty për aty, filloj të zihem, të tjerr e të meditoj mbi te, si ta shkruaj një shkrim të shkurt, jo pse di shumë ‘i zbërthej e komentoj veprat letrare (kush është ai që di ta bëj këtë punë, aq mirë e me kompetencë, dilemë e temë tjetër, është kjo!), por, vetëm aq sa të ndaj kënaqeshin e gostinë më të tjerët, dhe, në këtë mënyrë, t’ju bëj thirrje, (që mos të jem egoist!), që, edhe të tjerët të ulën rreth tryezës se quajtur “Një natë tek Luliza”.

Kur me në fund, u gjenda sy m’ sy, me faqen e parë të bardhë (të tmerrshme) të kompjuterit, kur mendova se i erdhi vakti ta them fjalën time për këtë vepër, në faqen e parë gjeta titullin e shkrimit: letërsi e butë, për mikun e mirë...!  Dhe, akoma ende, pa i lexuar as 20-30 faqet e para romanit pash se kësaj e butë, duhej shtuar edhe atribute të tjera: letërsi e butë, po, d’accord, por edhe  letërsi e mrekullueshme, letërsi e lezetshme, letërsi e ëmbël... 

Tash nuk kam takat të përgjigjëm për të gjitha këto “akuza” që ia bëj romanit “Një natë ke Luiza”, sepse, në rend të parë, nuk jam i zoti t’i dalë përballë një orteku të tillë rrënues, e, së dyti, nuk dua, kur, thjesht e vetëm me një fjalë (a fjali!) mund të përmbyll gjithçka: merrni e lexojeni këtë (krye)vepër të letërsisë më të re shqipe!”.

Krejt këtë Pasdite të këndshëm letrare në Gjenevë, u mbështoll më tingujt magjikë, violinsiti ynë gishtartë dhe me talent të dëshmiar tashmë, Edmond Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat