Mediat zvicerane vijojnë të kenë në kryetitujt zviceranin e Kosovës Kurt Trahcsel: Ai është model dhe shpresë për shqiptarët

Zvicra

Mediat zvicerane vijojnë të kenë në kryetitujt zviceranin e Kosovës Kurt Trahcsel: Ai është model dhe shpresë për shqiptarët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 maj 2017 Në ora: 17:11
Kurt Trachsel

Kurt Trachsel tashmë nuk është i njohur vetëm në gjithë shqiptarinë por me emigrimin e tij nga Zvicra në Kosovë është bërë i famshëm edhe në gjithë vendin helvet. Media “Blick” përherë të dytë hap kryetitullin me intervistën e tij, shkruan botasot.info. “Ndjehem i nderuar,” thekson ai. “Unë dua t’u falenderoj për interesimin e intervistës.”
Megjithatë përkundër gjithë këtyre njohjeve, ai nuk dëshiron të kthehet në yll dhe kërkon të vijojë punën si fermer dhe të kthehet në realitetin e jetës së përditshme. Andaj kërkon ti jap fund bisedës rreth vetes së tij.

Për kujtim: Lajmi rreth intervistës së tij dhënë për emisionin e RTV 21, publikuar më vonë në “Blick” dhe “Bota sot” pati një interesim dhe lexueshmëri mjaft të madhe.

Kurt Trachsel nga Berner Oberland në jetën e përditshme punon në organizatën “Streha” në Kosovë dhe në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Partner Aid” kërkon të ndihmojë të varurit nga droga në Kosovë.

Puna e fermerit punët artizanale janë mjaft të preferuara për të larguar varësinë e njerëzve nga droga. Kështu duhet të veprojnë ata që marrin drogë. Prej 14 vitesh Trachsel jeton në Kosovë.

I respektuar nga të gjithë anët
Edhe shefi i organizatës zvicerane Partner Aid, Johny Mumenthaler, ka fjalë të mira për punëtorin Kurt Trachsel sipas të cilit është “mjaft diskret”, që përtej famës kërkon punë dhe vepra.
Ai mund t’ia dalë edhe pa shumë ndihmë financiare, por me punë dhe përkushtim.

“Ai është shpresë për shumë shqiptarë të Kosovës. Një model se çfarë mund të arrish me shumë përkushtim në vendin tënd,” tha ai për fermerin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat