Ekskluzive: Zviceranët më pak do të dëshironin të punonin me shqiptarët në një zyrë; ja kush janë popujt më paragjykues

Zvicra

Ekskluzive: Zviceranët më pak do të dëshironin të punonin me shqiptarët në një zyrë; ja kush janë popujt më paragjykues

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 maj 2017 Në ora: 15:58
Grupe tjera janë shpesh të refuzuara - më shumë shqiptarët, ku rreth 70 përqind nuk dëshirojnë të qëndrojnë në zyrë me shqiptarët.

Zviceranët shqetësohen kur në zyrë kanë persona me origjinë të huaj. Veçanërisht shqiptarët janë të padëshiruar, shkruan media zvicerane “20min” mbështetur nga studimi i Universitetit Harvard.

Me kë dëshironi të punoni? Kjo pyetje u është parashtruar rreth 1700 banorëve dhe rezultatet janë se më shumë paragjykime ka me banorët nga vendet muslimane.

Dy nga tre të pyetur nuk mund ta paramendojnë të ndajnë punën me kolegët arabë. Gjithashtu edhe grupe tjera janë shpesh të refuzuara - më shumë shqiptarët, ku rreth 70 përqind nuk dëshirojnë të qëndrojnë në zyrë me shqiptarët.

Të huaj janë të padëshiruar

Gjithashtu edhe afrikanët dhe turqit nuk dëshirohen nga gjysma e të pyeturve. Nëse kjo ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës, vetëm 14 përqind e mbështetën pretendimin. Nacionaliteti dhe religjioni janë pikat më të rëndësishme, përcjell botasot.info.

Më pak shqetësime zviceranët kanë me italianët, austriakët ose punëtorët gjermanë, thuhet në raportin e fundit rreth racizimit. Në krahasim me vitet e mëparshme është rritur refuzimi kundrejt punëtorëve të huaj.

Raporti te vendet e huaja

Vetëm rusët, shqiptarët dhe arabët janë më pozitiv kundrejt punëtorëve të huaj, ndërsa refuzimi është shtuar ndjeshëm te europianët perëndimorë. “Kjo vjen si pasojë e trendit të përgjithshëm të refuzimit të të huajve nga Europa,” shkruajnë ekspertët.

Ngjashëm si zviceranët mendojnë edhe gjermanët ose francezët, ndërsa më të lartë aspektin e refuzimit e kanë austriakët, hollandezët ose skandinavët. Ne Europën perëndimore më shumë paragjykime kanë italianët dhe portugezët.

Çekët kanë më shumë paragjykime

Më së paku dallime bëjnë serbët. Gjithashtu slovenët paraqiten mjaft mirë. Më së tepërmi me paragjykime prijnë çekët.

Zakonisht frikë kanë personat që janë më shumë të izoluar dhe ata që kanë të ardhura të mesme./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat