Çifti shqiptar mahniti Zvicrën me piceritë gratis për të varfërit, por shkaku i të pacipëve dështon dhe mbyll lokalin

Zvicra

Çifti shqiptar mahniti Zvicrën me piceritë gratis për të varfërit, por shkaku i të pacipëve dështon dhe mbyll lokalin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 maj 2017 Në ora: 21:46
Gino dhe Elvira Ramadani

Askush nuk duhet të qëndronte i uritur. Gino Ramadani (40) dhe gruaja e tij Elvira (37) kanë një zemër për të varfërit. Por për shkak se disa persona e keqpërdorën humanitetin e tyre, restoranti i tyre u mbyll shkruan “Blick”.

Duket se imazhi i mirë i shqiptarëve në Zvicër nuk ka ndryshuar vetëm nga muzika dhe sporti në përgjithësi. Por edhe nga shumë biznesmenë të cilët me veprimet e tyre kanë mahnitur shumë media dhe njerëz të vendit alpik. Rasti i fundit që bëri bujë ishte me picerinë e Gino Ramadanit (39), i cili, shkruante “nëse ke uri dhe nuk ke mundësi ta paguash, atëherë mund të merrni një pice papagesë. Paratë mund ti ktheni më vonë, por edhe nëse s’keni mundësi, atëherë nuk ka nevojë ti ktheni- askush nuk duhet të qëndrojë i uritur.” Dhe më vonë apelonte atë që shumë persona e shkelën dhe e keqpërdoren. “Ju lutem mos e shfrytëzoni këtë mundësi, që të përfitojnë ata që kanë nevojë.”

Lexo edhe këtë: http://www.botasot.info/diaspora/549743/mahnit-bujaria-e-shqiptarit-ramadani-ne-zvicer-jep-pica-gratis-per-te-varferit-foto/

Ky ishte pronari i picerisë “Toscana” në Greifensee ZH, që dikur shkruante ekskluzivisht “Bota sot”.

“Disa ishin bile të pacipë”

“Shumë persona e kanë keqpërdorur akcionit tonë,” thotë Ramadani për “Blick”. Ai e udhëheqte firmën me gruan Elvira.

“Disa ishin bile të pacipë. Kishte persona që nuk u nevojitej realisht, por që porositnin një ëmbëlësirë ose raki gratis.”

Ramadani nuk përfitonte para, edhe pse nuk kishte pse t’ua plotësonte dëshirën këtyre klientëve të pacipë. “Unë nuk dëshiroja të diskutoja. Ky nuk është arti im.”

Jam krenar për veprimin tim

Përkundër gjithë asaj çfarë ka ndodhur, Ramadani është krenar për atë që ka bërë, pasi gjithashtu ka njohur shumë “persona pozitivë dhe të respektuar.”

“Jam krenar që në restorantin tim kanë hëngër gratis mbi 3000 persona,” vijon 40 vjeçari që për këtë ka “humbur” 60.000 franga zvicerane.

Qiramarrës tjetër

Tani çifti shqiptar ka gjetur një qiramarrës tjetër që do e mbajë lokalin në të ardhmen. Nëse do vijojë akcioni i ushqimit “gratis”, nuk mund të premtojë Ramadani. Megjithatë ai e dije: “Restoranti është në duart e sigurta.”

Sesi do shkojë e ardhmja e çiftit fermer, do shihet në ditët e ardhshme. Ramadani: “Tani shohim të përmbyllim bilancin e fundit me restorantin.”/Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat