Zvicër: Qëllohet me armë një italian, arrestohen katër të dyshuar mes tyre edhe një nga Kosova

Zvicra

Zvicër: Qëllohet me armë një italian, arrestohen katër të dyshuar mes tyre edhe një nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 maj 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Nga një breshëri armësh në një shtëpi, mbrëmjen e vonshme të së hënës në Glattbrugg, ka mbetur i plagosur rëndë një burrë. Agresori i dyshuar është arrestuar, shkruan “landbote.ch”.

Alarmi në Komisariatin e Policisë së Cyrihut ka ardhur rreth orës 22:20, që në një shtëpi të Glattbrugg janë raportuar të shtëna armësh. Viktima është 37 vjeçari italian që është dërguar me ndihmë të shpejtë drejt spitalit. Ai akoma ndodhet në rrezik për jetën, përcjell botasot.info.

Agresori përkundër që tentoi të largohet është arrestuar falë intervenimit të shpejtë ditën e martë. Bëhet fjalë për një zviceran 41 vjeçar.

Tre persona tjerë të arrestuar

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe tre persona tjerë të dyshuar. Bëhet fjalë për një 23 vjeçar nga Kosova, 36 vjeçar austriak dhe një 46 vjeçar zviceran.

Hetimet akoma nuk kanë zbardhur motivin e ngjarjes. Hetimet janë marrë në dorëzim nga Prokuroria IV dhe policia kantoniale e Cyrihut./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat