Zvicër: Pronari i ri i picerisë së çiftit Ramadani beson se do vijojë me aksionin e dhurimit të picerive gratis ndaj të varfërve

Zvicra

Zvicër: Pronari i ri i picerisë së çiftit Ramadani beson se do vijojë me aksionin e dhurimit të picerive gratis ndaj të varfërve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 maj 2017 Në ora: 20:56
Gino dhe Elvira Ramadani

Prej dje Restoranti Toscana në Greifensee ZH  quhet Restorant Platane. Siç njoftuam dje në “Bota sot”, çifti shqiptar Ramadani nuk e disponon më picerinë e njohur për dërgimin e picerive falas. Çifti i ri, Melanie (34) dhe Dennis Honegger (38), janë pronarit e ri të cilët janë të kënaqur me fillimin. “Restoranti është mirë deri tani,” thanë ata për BLICK.

“Paraardhësit tanë Gino (40) dhe  Elvira Ramadani (37) kishin një aksion të mirë gratis. Ne besojmë se do vijojmë njëlloj si ata,” përcjell botasot.info. Por kjo nuk vlen nga dita e sotme, por brenda një muaji familja Honegger do diskutojë rreth vendimit të dhënies gratis të piceve për të varfërit.

LEXO EDHE: http://www.botasot.info/zvicra-diaspora/701441/cifti-shqiptar-mahniti-zvicren-me-picerite-gratis-per-te-varferit-por-shkaku-i-te-pacipeve-deshton-dhe-mbyll-lokalin/

Familja shqiptare Ramadani përkundër gjithë asaj që ka shkuar, është “krenare që kanë ushquar 3000 persona me çmim prej 60.000 frangave.”

Ata dështuan me akcionin nga disa persona të pacipë që përkundër kushteve të mira ekonomike, kishin shfrytëzuar ushqimin falas nga zemërgjërësia e Ramadanit./Bota sot/

Image
Gino (40) dhe Elvira Ramadani (37)
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat