Shqiptaro-zviceranët e partisë SP bindin të huajt për të aplikuar për pasaportën zvicerane

Zvicra

Shqiptaro-zviceranët e partisë SP bindin të huajt për të aplikuar për pasaportën zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 maj 2017 Në ora: 11:52
Herolinda Rexhepi, Perparim Rekaj dhe Kosovare Rrustemi

Partia e majtë socialiste e Zvicrës, SP, ka vijuar fushatën e saj për të sensibilizuar të huajt për të marrë pasaportën zvicerane. Takimi i fundit i saj ka qenë në Derendingen ( Kantonit Solothurn) ku kishte rreth 100 të rinj të pa natyralizuar por i plotësojnë kushtet lidhur me mundësinë e përfitimit të shtetësisë zvicerane, shkruan solothurnerzeitung.ch.

Interesante se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe dy politikanë me origjinë shqiptare Kosovare Rrustemi dhe Florim Kadriu si dhe turku Suthakaran Ganapathipillai. Kjo për të treguar ngjashmërinë e njëjtë me bashkëbiseduesit.

“Prej fillimit të vitit të ardhshëm kusht për inicimin e procedurës së natyralizimit (kërkimin e pasaportës zvicerane) do të jetë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit, Vizës C. Kjo do të bëjë që studentët dhe personat tjerë të cilët pas ardhjes në Zvicër nuk kanë të ardhura të mjaftueshme sa për ta fituar vizën C, mbeten të diskriminuar”, tha turku. Andaj ai ftoi emigrantët të shfrytëzojnë ligjet e deritanishme, përpara se të vështirësohen.

Në fjalimin e saj, Kosovare Rrustemi tregoi lehtësimin e natyralizimit të brezave të tretë, edhe pse këtu nuk përfitojnë shumë bashkëkombasit e saj.

“Kjo procedurë largon barrierat për lehtësim të natyralizimit të brezit të tretë. Kështu, hiqet testi i gjermanishtes, shkurtohet dhe kushton më lirë procedura dhe, çka është më e rëndësishmja është se  gjithçka do të përpunohet nga federata, duke mundësuar kështu një vlerësim unik për të gjithë njësoj,” përcjell botasot.info.

Me brezin e tretë nënkuptohen të gjithë emigrantët që kanë pasur sëpaku njërin gjysh me vendqëndrim në Zvicër.

Në politikën zvicerane mund të aktivizohen vetëm ata të cilët disponojnë pasaportën zvicerane./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat