Zvicër: Shqiptari voziti 65km/h më shumë se norma e lejuar, kërkohet dënim me 1.5 vjet burg

Zvicra

Zvicër: Shqiptari voziti 65km/h më shumë se norma e lejuar, kërkohet dënim me 1.5 vjet burg

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një person (48) në vitin 2015 voziste 65 kilometra në orë më shumë sesa norma e lejuar. Në tunelin zviceran me normë 80km/h ai voziti 145 km/h, shkruan luzernerzeitung.ch. 48 vjeçari nga Shqipëria u padit nga Prokuroria e Luzernit e cila kërkoi dënimin e tij me 1.5 vjet burg, për shkak të akuzës së rëndë.

Mes tjerash ai duhet të paguajë gjobë prej 1500 frangash.

Gjykata nuk ka vendosur akoma për fatin e tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat