Kosovare Rrustemi zgjidhet deputete në asamblenë komunale të Derendingenit, urim i veçantë i vjen nga i vëllai

Zvicra

Kosovare Rrustemi zgjidhet deputete në asamblenë komunale të Derendingenit, urim i veçantë i vjen nga i vëllai

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 maj 2017 Në ora: 15:05
Kosovare Rrustemi

Dje, 21 maj, zviceranja me rrënjë nga Zhegra e Gjilanit Kosovare Rrustemi, e cila kishte kandiduar në asamblenë komunale të Derendingenit të kantonit Solothurn, është zgjedhur deputete me një shumicë solide të votave. Ajo bëhet shqiptarja e parë dhe e vetmja deri më tash në krejt kantonin e Solothurnit, si deputete komunale njofton “Bota sot”. Ajo rrëmbeu 556 vota prej të cilave një pjesë e madhe edhe nga komuniteti zviceran.

Rrustemi ka kandiduar me partinë socialiste SP, e cila njihet për planprogramin e saj në mbrojtje të emigrantëve dhe të huajve.

Ky është një sukses i madh për diasporën shqiptare, që ka filluar të shënojë rritje në përfaqësimin e tyre në politikën zvicerane. Edhepse në parlamentet në nivel kantonesh, numri i shqiptarëve është më i vogël. Aktualisht janë gjithsej 4.

Image
Kosovare dhe Erzen Rrustemi

Një urim i veçantë për Kosovare Rrustemin ka ardhur edhe nga vëllai i saj Erzeni, i cili shkruan:

“Motër e dashur,

Ti sot, me zgjedhjen tënde në Asamblenë e Derendingenit, kantoni i Soloturnit, jo vetëm na gëzove me besimin e fituar por, edhe na bëre krenare si Familje që jetojmë këtu, në shtetin e Zvicrës, gati qe dyzet vite.

Si shqiptarja e pare e këtij kantoni në një asamble komunale, ti do të angazhohesh edhe më shumë se deri tash për t’i përfaqësuar denjësisht gjithë ata votues e votuese që të besuan si dhe, edhe të tjerët që votuan për kandidate të partive tjera.

Jemi të bindur si familje se për ty, ky është vetëm hapi i parë drejt synimeve më të mëdha që nesër të na përfaqësosh edhe në nivel kantonal e, edhe atë federal.

Do jemi mbështetja jote e vazhhdueshme, sepse ti je krenaria jonë !

Suksese !

Vëllau yt, Erzeni”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat