Zvicër: Dënohet shqiptari që falsifikonte të dhënat e veturave për tregun e Kosovës, shpëton nga akuza e punëtorëve

Zvicra

Zvicër: Dënohet shqiptari që falsifikonte të dhënat e veturave për tregun e Kosovës, shpëton nga akuza e punëtorëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 maj 2017 Në ora: 14:25
Pala akuzohet se kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave sëpaku dhjetë herë

Një shitës veturash është gjobitur për shkak se kishte shtyrë dy punonjës të tij (24, 27) për të falsifikuar të dhënat në tregun e Kosovës, shkruan bernerzeitung.ch.
 
Bëhet fjalë për një 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë është gjobitur me 6000 franga për mashtrim të Zyrës Kantonale për Komunikacion Rrugor. Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim në komunkacion (në një rast tjetër). Punonjësit 24 dhe 27 vjeçarë (njëri zviceran tjetri austriak) janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë.

Pala akuzohet se kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave sëpaku dhjetë herë. Por, gjykata e ka liruar 32 vjeçarin në pikën në të cilën ngarkohej nga dy punonjësit sipas të cilëve, ai i ka shantazhuar dhe kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata shihen duke u puthur në një makinë, në rast se nuk vepronin sipas urdhërave të tij. Kinse nga frika se do t`i shantazhonte, austriaku dhe zvicerani i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale shqiptarit nga Berna.

Por shqiptari ka nxjerë një video ku duken të tre duke u marrë vesht sesi do flisnin përpara autoriteteve të drejtësisë në rast se zbuloheshin për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave. Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi ose shtrëngimi nga tregtari i veturave. Pikërisht në këto rrethane austriaku ka pranuar fajësinë, ndërsa zvicerani ka heshtur./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat