Admiri në fushatën sensibilizuese ndaj të huajve: Fillimisht flisja vetëm italisht dhe shqip, por ka disa rregulla që duhet të ndjeken

Zvicra

Admiri në fushatën sensibilizuese ndaj të huajve: Fillimisht flisja vetëm italisht dhe shqip, por ka disa rregulla që duhet të ndjeken

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 maj 2017 Në ora: 19:49
Admir Mehmedi

Ai fliste vetëm shqip dhe italisht dhe kishte ndjenjën se të gjithë flisnin mbi atë, por nuk i kuptonte - “ishte një kohë e vështirë”. Këtë e thotë Admir Mehmedi, gjatë kujtimeve të fillimeve të vendosjes së familjes së tij nga Gostivari i Maqedonisë në Bellinzona. Më pas ata zhvendosen drejt Winterthurit. Babai i tij kishte pyetur trajnerin e FC Winterthur nëse mund ta stërviste Admirin e vogël, i cili ishte shumë talent, shkruan  “Tages Anzeiger”. Atëkohë Admiri ishte vetëm 9 vjet. Ai arriti të integrohet shpejtë dhe mësoi perfekt gjuhën gjermane. “Ka disa rregulla që duhet të ndjeken, pavarësisht se nga cili vend e ke origjinën” thotë më pas Admiri për fushatën sensibilizuese «Together» inicuar nga Swiss Football League (SFL). Fushata ka në qendër futbollistët me prejardhje të huaj, ngjashëm si në Gjermani dhe Angli.

Në Zvicër nga 23 lojtarët e Kombëtares 14 janë me origjinë të huaj, ndërsa çdo i dyti klub ka 40 përqind të lojtarëve të huaj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat