SHHLP-Zvicër për Fitër Bajram, u shpërndau 66 familjeve ndihma modeste

Zvicra

SHHLP-Zvicër për Fitër Bajram, u shpërndau 66 familjeve ndihma modeste

Nga: Dashnim Hebibi Më: 24 qershor 2017 Në ora: 13:07
Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së

„66 familje pranuan ndihma nga 50 franga për çdo familje, si dhe 200 franga një familjeje në Luginë që pati rast vdekjeje. Pra, janë shpërndarë 3.500 franga zvicerane. Zoti ju shpërbleftë me gjitha të mirat të nderuar vëllezër. Gjithashtu, falënderoj edhe mediat tona, që gjithmonë ishin afër nesh, në çdo rast. Kjo është ndihmë e madhe dhe lutemi, që gjithmonë të keni suksese. Urime festa e Fitër Bajramit dhe zoti ua pranoftë edhe agjërimin“, na tha ndër të tjera, z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek Festa e Fitër Bajramit, sikurse për çdo vit edhe kësaj here, po dje, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit ndau  ndihma për 66 familje në vlerë prej 3.500 frangash zvicerane. Ndihmat kryesisht u shpërndanë në Luginë të Preshevës, atyreve që kanë nevojë, pa harruar edhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të UÇPMB-së.

Siç na bëri me dije, kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, përmes bashkëveprimtarëve që janë në Luginë i kanë shpërndarë këto ndihma në prag të festës së Fitër Bajramit. 66 familje kësaj here pranuan ndihma humanitare. Z.Musliu ndër të tjera shtoi se: „SHHLP, falënderon të gjithë vullnetmirët, që gjatë këtij muaji të Ramazanit dërguan ndihma në konton e shoqatës dhe ne këto ndihma si edhe herave të tjera do ti shpërndajmë atje ku duhet me të vërtet. Ju uroj që të gjithëve gjitha të mirat dhe ju përcjelltë gjithmonë e mira. Gjithashtu, ju uroj edhe Fitër Bajramin, pritshi edhe shumë festa të tjera dhe gjithashtu, ua pranoftë perendia agjërimin. E di, se po ju lodhim duke kërkuar ndihma, por kam shumë besim se po na kuptoni. Në prag të festës së Fitër Bajramit, 66 familje pranuan ndihma nga Ju, kjo është punë e madhe humanitare. Ti gëzosh 66 familje. Falënderoj edhe anëtarët e shoqatës, me shumë shpirt falënderoj edhe kryesitë e xhamive shqiptare në Zvicër, disa prej tyre që ju kemi kërkuar ndihma, menjëherë na u kanë përgjigjur pozitivisht. 66 familje, 50 franga për çdo familje, si dhe 200 franga një familjeje në Luginë që pati rast vdekjeje. Pra, janë shpërnda 3.500 franga zvicerane. Zoti ju shpërbleftë me gjitha të mirat të nderuar vëllezër. Gjithashtu, falënderoj edhe mediat tona, që gjithmonë ishin afër nesh, në çdo rast. Kjo është ndihmë e madhe dhe lutemi, që gjithmonë të keni suksese. Secili, që iu ka përgjigjur letrës sonë pozitivisht për ndihmë, që ua kemi përcjellur në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kemi kërkuar ndihma, zoti i dhashtë gjithmonë të mira. Padyshim, se zoti do ju shpërbleje, ndërsa ata që nuk kanë pasur mundësi, apo kanë harruar, munden në çdo kohë të ndihmojnë, sepse çdo frangë që jipet, do të shpërndahet si duhet dhe në vendin e duhur. E dijmë mirë, se ka shumë familje skamnore dhe ndihma jonë është e mirëpritur për ata. Të kontribuojmë me aq sa kemi mundësi, të gjithë nga pak, zbusim varfërinë në atdheun tonë. Gëzuar festa e Fitër Bajramit dhe pritshi edhe shumë festa të tjera“. SHHLP gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ka pranuar një ndihmë modeste nga shumë bëmirës dhe veprimtarët rreth kësaj shoqate, shpresojnë shumë, se do të kenë përkrahje edhe në të ardhmen nga vullnetmirë, sepse shpërndarja e ndihmave ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe marrin fjalët më të mira nga ata që pranojnë ndihma. Prandaj, kryesia e kësaj shoqate, është zotuar, se do të kontribuojnë edhe në të ardhmen dhe me dorë në zemër, falënderon të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat