Një kamion aksidentohet me veturën, vdes në vendngjarje gruaja shtatzënë

Zvicra

Një kamion aksidentohet me veturën, vdes në vendngjarje gruaja shtatzënë

Nga: Bota sot Më: 1 korrik 2017 Në ora: 10:20
Në veturën e zezë Ford Kuga vdiq gruaja shtatzënë 38-vjeçari. Kapo ZURICH

Në mesditen e së premtes ka mbetur e vdekur gruaja shtatzane (38) gjatë një aksidenti dramatik në Bülach ZH. Burri i saj (39) dhe një person tjetër mbetën të plagosur dhe janë dërguar për rikuperim në spital. Deri tash nuk dihet për shkallën e lëndimeve që ata kanë pësuar. Sesi ka ardhur deri te aksidenti është e paqartë. Dihet vetëm se gjatë në aksident janë ngjitur disa vetura, ku 39 vjeçari është përplasur me një kamion.

Image
Ford është ndoshta i pari që u përplas me kamionin

Nga këto përplasje, gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime aq të rënda sa që, përkundër përpjekjeve për rianimacion, ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ka qenë vetë shoferi i kamionit që duke qarë ka thirrur policinë. Ai vuan nga trauma dhe sipas kolegut të tij, nuk mundet më ti kthehet punës së shoferit.

Policia punon për zbardhjen e plotë sesi erdhi deri te aksidenti./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat