LDK në Zvicër përkrah vendimin e Mustafës

Zvicra

LDK në Zvicër përkrah vendimin e Mustafës

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2017 Në ora: 21:01
Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Zvicër ka mbajtur mbledhjen në të cilin është diskutuar për zgjedhjet e 11 qershori.

Si përfndim kjo degë e LDK-së ka përkrahur vendimit të kryesis në Kosovë si dhe kryetarit Isa Mustafa rreth orjentimeve programore dhe statutare.

“Aktiviteti i Degës së LDK-së në Zvicër

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë, dega e LDK-së në Zvicër, mbajti mledhjen e saj të rregullt. Siç dihet kjo degë është nga degët mirë të organizuara në kursin e këtij subjeki politik. Për çdo situatë, apo zhvillim në Repulikën e Kosovës është aktive. Kësaj radhe arsyja për t’u mobilizuar për prcesin e zgjedhjeve. Dihet mirëfilli se veprimtarët e LDK-së ishin dhe mbetën besnik për ndëtimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve të saj.

Vetë rendi i ditës propozuar nga kryetari Arif Baftiu, bashke me kryesinë e ngushtë kishte orijentim të çartë për diskutime. Pas paraqitjes së informates për ecurinë e organizimit dhe procesit të zgjedhjeve në Kosovë, u hap mundësia e diskutimeve për këtë temë. Në njoftimin e kryetarit Baftiu u mësua se një numër i veprimtarëve kishin udhëtuar për të marrë pjesë drejtpërdrejt në zgjdhje. Madje në kuadër të degës ishte caktuar edhe një grup pune, për të dhënë udhëzime për votime nga jashtë. Nga udhëheqësi i këtij komisioni Zeqir Xhukaj, mësuam se edhe në këtë proces me gjithë interesimin e madh të mërgimtarëve për të votuar, dolën pengesa konkrete në procedurë. Si, e metë e madhe në këtë proces për votuesit jashtë vendit ishte, mosparnimi dhe mospërgjigja e grupit punues brendapërbrenda KQZ për aplikimet përmes internetit. Kishte edhe pengesa të tjera në listat e emrave, të cilat mungonin, me ç’rast u mohehej e drejta Kushtetuese shtetasve të Republikës së Kosovës, për të votuar.

Një tjetër lëshim nga ana e Komisioneve të caktuara për votuesit në mërgatë duket edhe qesharake edhe tendencioze, kur aplikimi kryhet me sukses, ndërsa pritej lista për votim ,dërgohet përsëri lista për aplikim,pas që afati kishte skaduar,me çrast e drejta për votim mohohet.Kjo gjason në përgjumjen e disave brenda trupave të autorizuara për procesin zgjedhor.
Pas këtij njohtimi debati nxori shumë mungesa dhe dobësi edhe brenda vet subjektit. Kjo vërtetohet edhe nga deklerimet e mergimtarëve, kur mungojnë emrat e familjarëve në listat e votimeve edhe në Kosovë. Për këtë fajsohet edhe vet përfaqësuesi i subjektit të caktuar,i cili duhet të tregojë vigjilencë të duhur për anëtarët e subjektit që përfaqëson.

Nga të gjithë anëtarët e kryesisë në këtë mledhje doli konstatimi se kësaj radhe LDK-ja, kishte futur në listë emra, të cilët dëshmojnë se Kosova ka kuadro për t’u pezantuar denjësisht, jo vetëm në planin politik të brendshëm, por edhe partnerë të barabartë me partnerët tanë në institucionet ndëkombëtare. Me këtë rast LDK-ja tregoi se ka vlera, të cilat dikur ditën t’i japin drejtim kërkesës për Liri, kurse sot treguan se mund dhe dinë të të drejtojnë me sukses institucionet e Republikës sonë të Re.Këto kuadro dëshmuan përfomancën e mirë në ngritjen e rritjes ekonomike të vendit, mbylljen e rrugëve të korrupcionit, krijuan lidhjet me institucionet ndërkombëtare, duke shtuar besimin e ndërkombëtarëve në aftësinë e njerëzve tanë .
Vota e popullit u trgoi se më nuk u beson atyre që prishin koalicionet nga frika se po u humbet shkëlqimi i dikurshëm i rremë. Rrënuesit e kalasë së murosjes, të shnderuar në hije të natës po i`u qirret maska nga vet njerëzit e tyre, bile edhe duke i denuar me votën e pritur.

LDK-ja megjithë fushatën mediale kundër të filluar më parë dhe sulmet nga të gjtha anët, ndonjëherë edhe nga brenda saj mbetët subjekti më afirmativ i vetëdijes shtetformuese në vend .Kohëve të fundit edhe ata, të cilët ishin hutuar nga trumpetimet e zhurmëshme kanë nisur të kthjellën nga truri. Ne besojmë se pa njerëzit e LDK-ë vendi nuk mund të ecën përpara, por as nuk mund të krijojë besimin e ndërkombëtarëve, posaqërisht miqëve tanë që na çliruan, na ndihmojnë në forcimin e Shtetit, si dhe afirmin në planin ndërkombëtar.
Si përfundim nga gjithë folësit doli se dega e LDK-së në Zvicër është përkrahëse e vendimeve të Kryesisë së LDK-së , Kryetarit Isa Mustafa si dhe orjentimeve programore dhe statutare.

Temë tjetër për debat ishte kthimi i kujtesës në të kaluarën e kur LDK-ja në krye me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova ,trasoi rrugën e Pavarësisë së Kosovës. Kjo Platformë politike hapi rrugë shpalljes së Deklaratës Kushtetues, e cila njihet si Deklarata e 2 Korrikut, shpallur nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm KSAK. Kjo qe dëshmia para popullit dhe instancave ndëkombetare se Kosova, di dhe meriton Pavarësinë e saj. Me këtë rast dega e LDK-së në Zvicër vlerëson guximin dhe vendosshmërinë e delegatëve që nënë tytat e tankeve i dha drejtim ardhmërisë së Kosovës për Pavarësi. Për ne këta delegatë dhe veprimtarët e këtyre viteve meritojnë Statusin e Veteranit. Por disa nga anëtarët e quajtën zhgënjyese sjelljen e disa përsonave dhe vetë Komisionit, për njohjen e statusittë veteranit personave të cilëve u njihet mirë veprimtaria e tyre para,gjatë dhe pas Luftës çlirimtare.

Mbledhja vazhdoi edhe me formimin e komisioneve dhe shpërndarjen e ndetyrave të anëtarëve të kryesisë dhe kryesive të nëndegëve. Detyrë kryesore tani për ardhmën mbetet mobilizimi i anëtarësisë për zgjedhjet lokale. Duke parë se vërsuljet, që i janë bërë LDK-së për ta zbehur rolin dhe meritave saj, do të krijojmë mënyra për t’ua qjerrë maskën atyre, që vazhdimisht kanë zbehur meritat tona. Opinionit miradashës do ofrojmë të dhëna të sakta dhe të verteta për ta gjetur rrugën e Zotit. Ne u treguam të kursyer për të ruajtur unitetit brenda këtij kombi tonë të vogël.

Dega ka rritur mundësinë e punës më efikase duke krijuar rrethana të reja, si zyrën e degës në Zuchwil, Gewerbstrasse nr. 2 ; faqen e internetit për informin të brendshëm, me mundësi komunikimi të drejtpërdrejt. Plani i takimeve me kryesinë dhe kryesitë e nëndegëve në mënyrë përmanente”, thuhet në komunikateën  për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat