280km/h, policia arreston tre të rinjtë nga Zvicra qendrore - Bota Sot
280km/h, policia arreston tre të rinjtë nga Zvicra qendrore

Zvicra

280km/h, policia arreston tre të rinjtë nga Zvicra qendrore

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 korrik 2017 Në ora: 12:25
Ilustrim

Policia e Luzernit ka arrestuar tre persona të moshave 21 deri 24 vjeç të cilët kishin kthyer të pasigurta rrugët zvicerane. Por jo vetëm kjo. Ata janë akuzuar edhe për shkak të armëmbajtjes paleje, konsumimit të drogës dhe kishin materiale pornografike.

Akuza më e rëndë ndaj treshesh (një zviceran, një boshnjak dhe një gjerman) është se kishin vozitur 280 km/h në autostratë, ndërsa shumë herë tjera mbi 200 km/h. Shumica e vozitjeve tej normave të lejuara ishte bërë në Zvicrën qendrore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat