#Covfefe e presidentit Trump është definitivisht shqiptare, ja kreativiteti i biznesmenit shqiptaro-zviceran që mundi kolegun rus

Zvicra

#Covfefe e presidentit Trump është definitivisht shqiptare, ja kreativiteti i biznesmenit shqiptaro-zviceran që mundi kolegun rus

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 korrik 2017 Në ora: 19:41
Shpetim Shaqiri

Krijimtaria e presidentit Donald Trump shquhet me «Covfefe» që u bë e famshme botërisht. Tani një biznesmen i mençur nga Wallis ka siguruar të drejtën e tregtisë me këtë emër, shkruan “Blick”.

Vetëm disa sekonda pas “Covfefe-Tweet” nga presidenti Donald Trump, biznesmeni shqiptaro-zviceran Shpetim Shaqiri bleu në qershor të drejtët e përdorimit të kësaj fjale nga institucioni “Institut für Geistiges Eigentum (IGE)”. Ai pagoi rreth 900 franga për këtë, por: Saciri nuk është i vetmi. Sipas “Le Matin” për të kishte interes edhe një rus. Por ai që kishte më shumë fat ishte Saciri, edhepse nuk dihet nëse ishte i pari që i erdhi në mend kjo ide, përcjell botasot.info.

Tani ai edhe njëherë mendon sesi ta tregtojë më mirë emrin “Covfefe”, që të ketë përfitime në vendet e huaja duhet të paguajë deri në 10.000 franga në vit. “Ne do zgjojmë botën edhe njëherë me këtë emër”.

Tani pritet të jetë emocionale kur do i publikojë prodhimet e tij “Covfefe” shqiptari nga Maqedonia. Ueb faqja covfefe-swiss.com është gati.

Deri sot askush nuk e dijë se çfarë deshte të thoshte Trump me fjalën Covfefe. Por fakt është: Ai vetë nuk e dinte gjithashtu. Përmes Twitter-it ai u dhuroi të gjithë ndjekësve “shumë humor dhe mister”, ngjashëm mbase si biznesmeni kreativ shqiptar./Bota sot

Image

Krijimtaria e presidentit Donald Trump shquhet me «Covfefe» që u bë e famshme botërisht

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat