Të shtunën zhvillohet ndeshja e shumë pritur mes FC Schötz - FC Kosova Zürich - Bota Sot
Të shtunën zhvillohet ndeshja e shumë pritur mes FC Schötz - FC Kosova Zürich

Zvicra

Të shtunën zhvillohet ndeshja e shumë pritur mes FC Schötz - FC Kosova Zürich

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 korrik 2017 Në ora: 15:07
FC Kosova Zürich është klubi më i madh dhe i rëndësishëm në Zvicër me lojtarë kryesisht vetëm nga Kosova dhe udhëhiqet nga një trajner mjaft i njohur Jurgen Seeberger.

Ndeshja futbollistike mes FC Schötz - FC Kosova Zürich do zhvillohet gjatë ditës së shtunë (11.00) në stadionin e Wissenhusen në Schotz të Luzernit. Klubi FC Schötz luan prej 17 vitesh në ligën e parë zvicerane dhe ajo ka mundur të etablohet mirë aty. Përndryshe FC Schötz është ndër klubet më të vjetra të Zvicrës qendrore dhe vitet e fundit në kuadër të Kupës Zvicerane ka luajtur edhe ndeshje kundër klubeve të mëdha si FC Basel, FC Luzern, FC Zürich dhe shumë herë ka qenë pranë kalimit në Challenge League, shkruan “Bota sot”.

Në anën tjetër klubi kundërshtar që mban emrin e shtetit tonë FC Kosova Zürich është klubi më i madh dhe i rëndësishëm në Zvicër me lojtarë kryesisht vetëm nga Kosova dhe udhëhiqet nga një trajner mjaft i njohur Jurgen Seeberger. Ajo ka kaluar nga liga e dytë (inter) në ligën e parë. Në Kosova tani luan një ish lojtar i Schötz. Ai është Rexhep Thaqi, i cili mban kujtime të mira te tifozët e FC Schötz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat