Mediat zvicerane: Falë këtij shqiptari u arrestua agresori i sulmit me sharrë

Zvicra

Mediat zvicerane: Falë këtij shqiptari u arrestua agresori i sulmit me sharrë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2017 Në ora: 11:08
Franz Wrousis

Schaffhausen mund të marrë frymë lirshëm, pasi sulmuesi me motorsharrë është arrestuar. Kjo falë alarmimit të policisë nga picemeni shqiptar, Liman Kabashi, i cili e kishte parë rastësisht, shkruajnë mediat zvicerane si “Blick” dhe “20min”.

“Agresori që plagosi pesë persona me motorsharrë është arrestuar dje mbrëma në  Thalwil ZH, pranë liqenit të Cyrihut. Liman Kabashi, shefi i “Pizzeria Pipponi” në Thalwil ZH, duhet të ketë ndihmuar mjaft në këtë mesele,” përcjell botasot.info.

Image
Liman Kabashi

“Ai kaloi rreth orës 17.30 pranë picerisë. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe alarmova policinë,” tha Kabashi për mediat zvicerane “Blick”. Nga stacioni i trenave aty pranë, agresori Franz Wrousis (51) ka shkuar në nënkalimit pranë Ludothek te Gotthardstrasse.

Një pistë e hetimit tani mbetet sesi 51 vjeçari është larguar 60 kilometra larg vendit të sulmit. Nga sulmi i 51 vjeçarit dy persona ndodhen në shok, ndërsa policia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Schaffhausen. Agresori nuk kishte adresë fikse dhe kohëve të fundit kryesisht e kishte kaluar nëpër pyje. Ai ishte akuzuar dyherë për armëmbajtje pa leje./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat