Shpartallohet banda e përbërë prej dhjetë shqiptarëve dhe një zvicerani

Zvicra

Shpartallohet banda e përbërë prej dhjetë shqiptarëve dhe një zvicerani

Nga Më 27 korrik 2017 Në ora: 13:41
Gjesendet e konfiskuara

Policia kantoniale e Glarus hetonte për një bande heroine nga fillimi i 2016, që së fundi ka përfunduar me identifikimin e dhjetë shqiptarëve dhe një zvicerani të moshave nga 19 deri 55 vjeç, shkruajnë mediat zvicerane.

Gjatë bastisjes u konfiskuan shtatë kilogram heroinë, 1.7 kilogram lëndë tjera narkotike dhe 11 gram kokainë me një vlerë tregu prej një milion frangave zvicerane. Gjithashtu disa dhjetëra mijëra franga janë konfiskuar. Aksioni ka qenë i ndihmuar edhe nga policia kantoniale e Cyrihut.

Hetimet janë marrë në dorëzim nga Prokuroria e Glarus, ndërsa tre pjesëtarë të bandës janë dërguar në paraburgim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat