Media e njohur zvicerane "Blick" ka shkruar një seri artikujsh për të huajt zviceranë dhe në vijim ka pyetur edhe Remi Cikaj (47) me origjinë nga Kosova. 47 vjeçari kishte ardhur në vendin helvet në 1991 dhe tani punon në një furrë buke.
Cikaj thekson se është mjaft i kënaqur me sigurinë ekonomike dhe politike të Zvicrës që është dukshme më e mirë sesa në vendet tjera. “Por dita ditës bëhet më mirë edhe në Kosovë,” thekson ai që nuk harron vendlindjen./Bota sot