Sa kriminelë janë të huajt në Zvicër?

Zvicra

Sa kriminelë janë të huajt në Zvicër?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 korrik 2017 Në ora: 10:53
Ilustrim

Sesa kriminelë janë të huajt në Zvicër, tregojnë analizat e Zyrës Federale për Statistikë (BFS) në Zvicër. Për kokë banori të huajt janë dyfish më kriminelë sesa zviceranët; ndërsa vetëm gjermanët kryejnë më pak delikte sesa helvetët.

Vendin e parë e zënë të rinjtë nga Afrika Perëndimore me 7.8 përqind. Në vendin e dytë e zënë burrat nga Republika Domenikane me 6.5 përqind. Shifrat nuk kanë dallim edhe nëse analizat bëhen pavarësisht gjinisë dhe moshës.

Më pas vijnë rumunët, ndërsa në vendin e tetë ndodhen shtetet ish jugosllave dhe Shqipëria.

Një zviceran për të qenë kriminel kap shifrën e 0,27 përqind. BFS thekson se nuk është nacionaliteti faktor për t’u bërë kriminel por faktorë tjerë si gjendja sociale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat