Gjysma e super të pasurve në Zvicër janë të huaj, ja disa sosh

Zvicra

Gjysma e super të pasurve në Zvicër janë të huaj, ja disa sosh

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 korrik 2017 Në ora: 15:22
Shtëpi e të pasurve

Askund nuk ka super të pasur si në Zvicër. 2000 banorë disponojnë më shumë se 50 milion franga sipas një studimi të Credit Suisse, ndërsa te 710 banorë kjo shifër shkon mbi 100 milion franga. Në krahasim me popullatën e përgjithshme ky është rekord botëror. Por edhe në numra absolut super të pasurit janë më tepër në numër sesa ata në Francë, Itali ose Japoni.

Por kjo lidhet shumë edhe me banorët e huaj. Së paku gjysma e super të pasurve janë të jashtëm. Ndër Top 10 më të pasurit sipas magazinës ekonomike «Bilanz» ka vetëm tre zviceranë, ndërsa gjithë të tjerët kanë origjinë të huaj.

Aty bëjnë pjesë djemtë e themeluesit të IKEA, Ingvar Kamprad (91) familja pronare e C&A, familja hollandeze Charlene de Carvalho që disponon Heineken (63) deri te oligarku rus Viktor Vekselberg (60).

Pse Zvicra është e preferuara e të pasurve? Për shkak se në vendin helvet paguhet taksa vetëm për shpenzimet e jetesës, ndërsa për të tjera jo. Ky ligj në kantonin Waadt njihet prej 155 vjetësh, andaj shumica e të pasurve transferohen në Zvicër për t’u shpëtuar taksave shtesë. 5046 persona përfitojnë nga taksimi paushall i Zvicrës. Nga ky taksim paushall përfitojnë avokatët, këshilltarët dhe pronarët e pasurive të patundshme.

Kohët e fundit edhe Londra, Hollanda, Gjermania dhe Monte Carlo ofrojnë taksa të ulta për super të pasurit, megjithatë Zvicra mbetet më atraktive për cilësinë e lartë të jetesës./Bota sot

Image

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat