Shoqata Humanitare “Medvegja – Fully” tri dekada në shërbim të kombit

Zvicra

Shoqata Humanitare “Medvegja – Fully” tri dekada në shërbim të kombit

Nga: Rrahman Hyseni Më: 1 gusht 2017 Në ora: 10:18
Ilustrim

Ky është malli i vërtetë i atdheut që bashkon bashkatdhetarët dhe vendësit. Z.Fadil Selmani, sekretar i kësaj shoqate, atdhetar i vërtetë, lum Medvegja që e ka... Mirënjohje për SHH “Medvegja” me seli në Zvicër. Shoqatë kjo humanitare me njerëzit bëmirës tani e 3 dekada mbajti gjallë trevën e Medvegjës, po ashtu me humanitetin e njerëzve humanë të saj ndihmuan shqiptarët gjithandej me forcat e saj. Me kënaqësi do ta elaburoj aktivitetin e saj shumë human dhe të pandalshëm asnjëherë në librin tim të radhës “Antologjia e Medvegjës”. z.Selmani këto ditë ka publikuar një njoftim për gjithë bashkatdhetarët edhe për këtë manifestim. Sipas postimit të z.Selmanaj në faqen e tij në rrjetin social facebook ftohen të gjithë që të marrin pjesë dhe që kjo festë të jetë ashtu si na ka hije.

Të nderuar Miq!

Nën patronazhin e SHH “Medvegja” në Zvicër, Ju ftojmë t'merni pjesë në Manifestimin Tradicional "Dita e Diasporës" në Banjë të Sjarinës (Komuna e Medvegjës) në kompleksin "Gejzer", të shtunën më datën 5 gusht 2017, duke filluar në 19 h 00. Duke e pasë parasysh që Shqiptarët e Medvegjës pas Gjenocidit dhe Etnocidit Serb mbi Kosovë në vitin 1999, përjetuam Shpërnguljen Etnike nën Heshtje-Gjenocid Psikologjik, si dhe duke e ditë që Medvegja ende mbahet e "Getoizuar"  ky mamifestim kulturo-argëtues, ka rëndësi të madhe për ata pak banorë autoktonë që jetojnë atje. Andaj luteni që ta mbështesim së paku moralisht popullatën autoktone në Medvegjën Iliro-Dardane, me prezencën tonë.

Ftesa ju drejtohet të gjithë juve vëllazër e motra shqiptarë të të gjitha profesioneve dhe pa dallime ideologjike e fetare nga Medvegja deri në Çamëri.

Ju falëminderohemi shumë për mbështetjen tuaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat