65 milionë frang investime dhe 175 milionë remitenca – si kontribuon Zvicra për Kosovën?

Zvicra

65 milionë frang investime dhe 175 milionë remitenca – si kontribuon Zvicra për Kosovën?

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 17:44
Ambasada Zvicerane, Kosovë

Zvicra është gjithkund në Kosovë. Madje, disa shtëpi në vend mbajnë flamurin e Zvicrës. Gjatë verës në rrugët e Kosovës shihen shumë vetura të regjistruara në Zvicër, raporton sot gazeta zvicerane Blick.

Zvicra, përmes shqiptareve nga Kosova që jetojnë në këtë shtet, ndihmon dhe kontribuon për Kosovën.

Pothuajse 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, ose thënë ndryshe 10 për qind e popullsisë së Kosovës. Ata dërgojnë rreth 175 milionë frang në vit drejt Kosovës, raporton Blick. Jo zyrtarisht, kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe.

Ndërkaq, kompanitë zvicerane investojnë rreth 65 milionë frang çdo vit në Kosovë.

“Investitorët zviceran janë burimi kryesor i investimeve direkte në Kosovë”, konfirmon Ambasada e Kosovës në Zvicër.

Siç shkruan Blick, 200 kompani zvicerane janë të vendosura në Kosovë që nga viti 2003, njofton Insajderi.

Së paku 100 mijë vizitorë nga Zvicra vijnë në Kosovë për çdo vit. Rreth 150 persona fluturojnë përmes avionëve çdo vit nga Zvicra në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat