Zvicër: Goditet nga treni, humb jetën shqiptari nga Kosova

Zvicra

Zvicër: Goditet nga treni, humb jetën shqiptari nga Kosova

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 08:41
ilustrim

Një mashkull i moshës 55 vjeçare është goditur nga treni i mallrave, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në Stacionin Hekurudhor  në qytetin Arbon, Kantoni Thurgau, Zvicër

Sipas Policisë së Kantonit Thurgau, shqiptari nga Kosova ka pësuar lëndime të rënda në kokë nga të cilat ka vdekur në vendin e aksidentit, shkruan tagblatt.ch.

Mësohet se pak pas orës 4 të mëngjesit ishte ndodhur në trasenë në mes të mbikalimit hekurudhor dhe stacionit hekurudhor të Arbonit. Ai është goditur nga treni i mallrave që po lëvizte në drejtim të Romanshornit.

Përkundër ndihmës së ofruar nga personeli mjekësor, kosovari nuk ka mundur t`u rezistojë lëndimeve të rënda të kokës.

Ekspertët e shërbimit teknik kriminalistik i kanë siguruar gjurmët në vendin e aksidentit ndërsa policia lut dëshmitarët që të paraqiten në stacionin e Policisë Kantonale në Arbon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat