Blick: Xhihadisti shqiptar qëndroi në Zvicër para se të vdiste, planifikoi sulme

Zvicra

Blick: Xhihadisti shqiptar qëndroi në Zvicër para se të vdiste, planifikoi sulme

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 15:11
Orhan Ramadani

Ushtria amerikane e ka vrarë në muajin maj luftëtarin shqiptar të ISIS-it në Siri, Orhan Ramadanin, raporton gazeta zvicerane Blick. Para kësaj, shkruan Blick, ai ishte në Zvicër dhe planifikoi të organizonte sulme në Evropë.

Më 3 gusht të vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi në faqen e saj të internetit, se ka vrarë disa luftëtarë të ISIS-it në Siri. Njëri prej tyre ishte Orhan Ramadani, 26-vjeçari shqiptar nga Maqedonia.

Image
Orhan R. në qendër të Gjenevës

Siçr raporton Blick, Ramadani ka përdorur lidhje të ngushta me Zvicrën deri në vdekjen e tij. Pak para se të nisej për në Siri, ai kishte qëndruar vazhdimisht në Gjenevë dhe në kantonin e Cyrihut.

Nuk është e qartë nëse shqiptari kishte leje të përhershme qëndrimi në Zvicër – ai kurrë nuk ishte regjistruar zyrtarisht. Fotografitë nga tetori i vitit 2014 e tregojnë atë në qendër të Gjenevës.

Image
Orhan R. (majtas i veshur në të zeza) në territorin e kontrolluar nga ISIS-i

Menjëherë pasi u paraqit në Gjenevë të Zvicrës, ai ishte shfaqur përsëri para kamerës. Por, kësaj radhe në Rakka të Sirisë. Ai ishte paraqitur në një video të ISIS-it ku luftëtarët flisnin në gjuhën angleze dhe kërcënonin shtetet e Ballkanit.

Deri në vdekjen e tij në maj të vitit 2017, Ramadani luftoi në krah të terroristëve islamik. Ishte i komanduar nga kosovari Ridvan Haqifi, i njohur emrin Abu-Muqatil al-Kosovi, një nga luftëtarët më të shquar të Ballkanit në ISIS. Ai gjithashtu u vra nga amerikanët.

Image
Ramadani(djathtas) në fotografi me Ridvan Haqifin(majtas), ish-komandantin të ISIS-it

Sipas mediave zvicerane, Orhan Ramadani ishte radikalizuar në “xhaminë e famshme” radikale An’Nur në lagjen Hegi të Winterthur-it. /Insajderi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat