Martesat për dokumenta: Zvicra hedh dyshime për zviceranen që tenton të martohet për të katërtën herë, pas shqiptarit martohet me..

Zvicra

Martesat për dokumenta: Zvicra hedh dyshime për zviceranen që tenton të martohet për të katërtën herë, pas shqiptarit martohet me..

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 shtator 2017 Në ora: 18:34
Ruth Ademi

“Ajo nuk kërkon martesë fiktive (“për dokumenta”) por një martesë të mbizotëruar nga dashuria dhe me zemër,” thotë zviceranja Ruth Ademi (60) kundrejt «Rheintaler Boten».

Ademi ishte divorcuar tre herë, ndërsa tani mendon se të katërtën herë ka gjetur “dashurinë me shikim të parë” me një maroken 31 vjeçar, Youness.

Me burrin e saj të parë ajo lindi vajzën 26 vjeçare. Martesa përfundoi për shkak të problemeve me alkoolin. Pas një martese të shkurtër me një burrë tjetër, ajo gjeti përmes internetit një shqiptar nga Kosova: burri i tretë i saj. Por pas një kohe, ata u ndanë “miqësisht”.

Për këtë autoritetet zvicerane kanë hedhur dyshime nëse Ademi keqpërdor martesat kundrejt vlerave të parave me të huajt. Megjithatë 60 vjeçarja është e shqetësuar: “Nuk e kuptoj pse na hedhin gurë nëpër rrugë dhe nuk na lejojnë të jetojmë sëbashku të ardhmen.”

Ademi vijon të shqyrtojë procedurat ligjore për t'ia arritur qëllimin e martesës për të katërtën herë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat