Prokuroria kërkon 3.5 vjet burg për shqiptarin, rrahu të dashurën zvicerane

Zvicra

Prokuroria kërkon 3.5 vjet burg për shqiptarin, rrahu të dashurën zvicerane

Nga: Bota Sot Më: 27 shtator 2017 Në ora: 17:46
Gjykata

Vendi i tyre i takimit ishte vendi i parkimit në qarkun Meilen. Një çift i ri takoheshin aty jo për romantizëm, por për të sqaruar disa zënka. Ishte shtator 2015, shkruan limmattalerzeitung.ch. Ajo thekson se nuk e kishte tradhtuar, ndërsa më pas vjen shoku i tij duke e akuzuar të dy se kishte fjetur me burra të tjerë. Këtu eskalon situata dhe sipas rrëfimit të vajzës së re, ajo ishte dhunuar dhe rrahur brutalisht nga ish i dashuri prej Kosovës.

Më pas çifti largohet nga kolegu dhe i akuzuari fton të dashurën për seks oral. Në fund sipas akuzës bëhet fjalë për përdhunim. Ajo thekson se nuk deshte marrëdhënie seksuale, por nga frika kishte pranuar. Por një pasqyrë tjetër tregon i akuzuari, sipas të cilit, vërtet gjatë takimit kishte qenë i zhgënjyer dhe i zemëruar me të dashurën që kishte kryer dashuri me burra tjerë, por kurrë nuk kishte përdorur dhunë fizike. E vetmja që kishte bërë, kishte qenë vetëm një “tërheqje veshi”.

Rasti te policia kishte arritur para nëntë javësh dhe Prokuroria tani e beson viktimën duke kërkuar dënim prej 3.5 vitesh për agresorin. Në anën tjetër avokati i shqiptarit kërkon dënim me gjobë. Vendimi i Gjykatës do vijë ditët vijuese./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat