Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj me anëtarë tjerë të kësaj partie kanë mbajtur tubim me mërgimtarët në Zvicër.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se mërgimtarët i kanë mundësuar ndryshimin me 11 qershor dhe tani ata do të bëjnë që ndryshimi me 22 tetor të jetë edhe më i madh, përcjell Bota sor.
Postimi i plotë:
Mërgimtarët e mundësuan ndryshimin e madh me 11 qershor. Tash, mërgimtarët në Zvicër na dhanë zemër që ndryshimi në zgjedhje lokale do të jetë edhe më i madh.
Si gjithmonë, edhe kësaj here ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me juve. Faleminderit për pritjen kaq të ngrohtë ??