Lokali i Shoqatës kulturore shqiptare "DARDANIA" në Zuchwil të Solothurnit, vendi ku mund të takohen bashkatdhetarët

Zvicra

Lokali i Shoqatës kulturore shqiptare "DARDANIA" në Zuchwil të Solothurnit, vendi ku mund të takohen bashkatdhetarët

Nga: Haki Latifi Më: 3 tetor 2017 Në ora: 20:50
Lokali i Shoqatës kulturore shqiptare" DARDANIA" në Zuchwil të Solothurnit.

Lokali i Shoqatës kulturore shqiptare" DARDANIA" në Zuchwil të Solothurnit, vendi ku mund të takohen bashkatdhetarët që veprojnë në këtë Kanton.

Siq dihet gjendja e rëndë politike dhe ekonomike në vendlindje ndër vite i detyroi shqiptarët që të marrin rrugën e gurbetit për të siguruar jetën dhe të ardhmen e familjes së tyre. Emigrimi i shqiptarëve tashë më mund të krahasohet me një epidemi që ka prekur pak apo shumë çdo familje shqiptare.

Ky realitet i hidhur ka përfshirë shumicën e vendbanimeve shqiptare. Se mërgata shqiptare është e bashkuar, ishte e do të jetë është më se e njohur, falë bashkëpunimit të veprimtarëve nëmes veti. Kilometrat nuk janë pengesë, as harxhimet e tjera, që të bashkohen nëmes veti dhe të punojnë në projekte në të mirë të atdheut. 

Edhe në kantonin Solothurn në Zvicër është një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë. Meqenëse numri i shqiptarëve është i madh në këtë kanton lindi dëshira dhe nevoja që krahas punës në të cilën janë të angazhuar të takohen dhe të bisedojnë për problemet që i preokupojnë, të kujtojnë të afërmit dhe vendlindjen e mbi të gjitha të diskutojnë dhe organizojnë festa dhe takime sa më të shpeshta me qëllim që të ruhet gjuha shqipe dhe të vazhdojnë të kultivojnë kulturën dhe traditën shqiptare në të cilën mund të shfrytëzohen ambientet e shoqatës kulturore "DARDANIA" në këtë adresë: Shoqata "DARDANIA" Schulhausstrasse 16

4528 në Zuchwil të Solothurnit. 

Në kuadër të aktivitetit të kësaj shoqate, përgjegjësi i lokalit zotri Remzi Haraqina i fton të gjithë bashkatdhetarët për një koktel rasti, të shtunën, më 7 tetor 2017 duke filluar në ora 16.00. 

Nr. i tel. : 079 105 94 31.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat