Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Zvicrës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, në një kafiteri ka hedhur gjësende të forta në mënyrë të pakontrolluar.
Rasti ka ndodhur mesnatën e kaluar në Gjilan.
Sipas Policisë, pronari i kafiterisë ishte përfshirë në rast, duke e sulmuar fizikisht të dyshuarin dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësit policore janë në kërkim të pronarit të kafiterisë.