Sot mbahet “Darka e Lamës“ në Zvicër e organizuar nga LDK-ja atje

Zvicra

Sot mbahet “Darka e Lamës“ në Zvicër e organizuar nga LDK-ja atje

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:20
LDK

Ftohën të gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së LDK së në Zvicër, kryesitë e nëndegëve dhe anëtarësia e gjërë që më datë 04.11.2018 duke filluar në orën 14.00 në restorantin Rozafa, Lochackerstr. 6, 8424 Emrach, do të mbahët mbledhje me të gjitha strukturat e LDK së në Zvicër. Në mbledhje do të marrin pjesë delegacioni nga Prishtina, i kryesuar nga z. Ismet Beqiri, sekretar i përgjithëshëm i LDK së,  z. Sali Morina, ndoshta edhe z. Lutfi Haziri e ndonjë anëtarë tjetër i kryesisë qendrore. Mbledhja do të ketë karakter informativ dhe karakter pune.

Pas mbledhjës do të vazhdojmë me shtruarjën e Darkës së Lamës, festë familjare tradicionale e shpallur nga Presidenti Historik DR. Ibrahim Rugova e organizuar nga nëndega e Zürichut.

Pasi që agjenda është e ngarkuar, luteni që të jeni të përpikët sepse  mbledhja do të filloi si është paraparë. Merrne nga një specialitet shqiptarë me vete dhe pas mbledhjës e hamë jë darkë të përbashkët si ilirodardanët e vjetër. Që të kalojmë sa më mirë, komisioni për kulturë i nëndegës është përkujdes edhe për pjesën artistike, ku do të na argëtoi orkestra e Restaurantit Rozafa, grupi folklorik si dhe Ansambli Vatra nga Bülachu me valle koreografike.

Iu përshëndet dhe u dëshiron mirëseardhje komisioni për informim dhe kulturë i nëndegës së LDK së, së Zürichut     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat