LDK nga Zvicra kritikon Thaçin dhe Haradinjan

Zvicra

LDK nga Zvicra kritikon Thaçin dhe Haradinjan

Nga: N.H Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 19:22
Pamje nga takimi në Zvicër

Mërgimtarët në përgjithësi dhe ata të Zvicrës në veçanti, kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në fitoren e radhës të LDK-së.

Kështu u tha në takimin e Kryesisë së LDK-së me strukturat e Degës së LDK-së në Zvicër, ku u bisedua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri theksoi se Degët e LDK-së në mërgim, veçmas kjo e Zvicrës ka dhënë kontribut të madh për mbijetesën, rezistencën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

"Koalicioni i brishtë, mungesa e kredibilitetit dhe legjitimitetit politik dhe institucional, qeverisja e keqe, skandalet e ndryshme, loja e rrezikshme dhe e papranueshme e Thaqit për ndarjen e Kosovës, dialogu, FSK-ja, lista me veteranët e luftës etj...ishin disa nga çështjet e diskutuara ne këtë takim për të cilat foli Beqiri dhe paraqiti qëndrimin e LDK-së për to", thuhet në kumtesë e LDK-së.

Ja kumtesa e plotë:

Në kuadër të takimeve me Degët e LDK-së të dielën u mbajt takimi me Strukturat e Deges se LDK-së në Zvicërr.

Të pranishëm në këtë takim ishin z. Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, z. Muharrem Sfarqa anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe z. Salih Morina koordinator i LDK-së për Zvicërr.

Në takimin e udhëhequr nga Kryetari i Degës z. Arif Baftiu u bisedua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri përcjelli përshëndetjet e Kryetarit Isa Mustafa.

Z. Beqiri theksoi se Degët e LDK-së në mërgim, veçmas kjo e Zvicrrës ka dhënë kontribut të madh për mbijetesën, rezistencën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Mërgimtaret tonë, Dega jonë në këtë rast në Zvicërr kanë qenë shtyllë dhe përkrahëse e fuqishme për punën e madhe të Presidentit Historik Ibrahim Rugova në bërjen e shtetit.

Presidenti çdoherë ka vlersuar lartë punën dhe kontributin e bashkëatdhetarëve tonë për Republikën e Kosovës.

Financimi i arsimit shqip viteve të 90-ta, shëndetësisë, ndihma e familjeve skamnore, përkrahja dhe pjesëmarrja në çlirimin e Kosovës, janë disa nga punët e mëdha të bëra nga LDK-ja e Zvicrrës dhe degët tjera.

U jemi përjetë mirënjohës.

Koalicioni i brishtë, mungesa e kredibilitetit dhe legjitimitetit politik dhe institucional, qeverisja e keqe, skandalet e ndryshme, loja e rrezikshme dhe e papranueshme e z. Thaqi për ndarjen e Kosovës, dialogu, FSK-ja, lista me veteranët e luftës etj...ishin disa nga çështjet e diskutuara ne këtë takim për të cilat foli z. Beqiri dhe paraqiti qëndrimin e LDK-së për to.

Mobilizimi i LDK-së në Kosov? dhe jashtë Kosovës, për zgjedhjet e reja nacionale dhe fitoren e LDK-së, si diçka e pashmangshme.

Mërgimtarët tonë në përgjithësi dhe ata të Zvicrrës në veçanti, kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në fitoren e radhës të LDK-së.

Në takim foli edhe z. Muharrem Sfarqa anetar i Kryesisë së LDK-së, i cili falenderoj mërgimtarët, degën e LDK-së në Zvicërr dhe apeloi në gjetjen e formave të bashkërendimit dhe mobilizimit tonë për fitoren e madhe të LDK-së.

Këtij takimi i parapriu mbledhja  e mbrëmshme në Bern me Kryesinë e nëndegës udhëhequr nga z. Enver Aliu Kryetar.

Pas takimit me strukturat, shënimin e festës të Darkës së Lamës e hapi z. Lulzim Maliqi Kryetar i nëndegës në Cyrih, e z. Hasan Spahia foli për rëndësinë e kësaj feste Dardano-Ilire, festë e traditës të cilën e filloi dhe promovoi në vitin 2002 Presidenti Historik Ibrahim Rugova.

Sofra e begatshme e Darkës së Lamës me ushqime tradicionale shqiptare edhe në ngjarjen e sotme.

Në fund u shfaq një program kulturo-artistik me këngë e valle shqipe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat