Një përgjegje për mikun tim Vesel Xhaferi në faqe të librit-facebook 2018-11-20

Zvicra

Një përgjegje për mikun tim Vesel Xhaferi në faqe të librit-facebook 2018-11-20

Nga: Abas Fejzullahi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:52
Pamje nga një pjesë e sallës me të pranishmit në Darkën e Lamës, organizuar nga SHKH“SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

Ore i nderuari Vesel Xhaferi, po i shiqoj këta dy dashamirët e mi po edhe të juajt, Smail Çekajn vllai i heroit Salih Çekaj, që  SHKH"Salih Çekaj" në Zvicër e mban me nderë e krenari emrin e tij, kryetar i së cilës ësht i nderuari Saim Tahiraj bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtarë i orëve të para për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…

Përmes kësaj shoqate, qysh nga themelimi deri me tani, janë  ndihmua shqiptarë në skamje për nevoja e ndihma të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare, aty ku janë nënë pushtimin e shteteve të huaja si: Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamëri... kryesisht në Kosovë e Shqipëri..!

Në Kosovë e Shqipëri janë mjaftë hallegji, në skamje e varëfëri..!

Nga qeverisja e keqe e vendorëve si pushta e pushtshtetarë që janë, të sëmurë e të pa shërueshëm, nga lakmia për pozitë, pushtet, pasuri, që të gjitha këto i kanë më afër se kmishen në trupin e tyre, në vend të mirëqenjës me punë dhe ndershmëri, në vend kanë mbjellur skamje e varfëri, me papunësin që kanë krijuar…!

Vet, janë pasuruar përmes keqpërdorimit të demokracisë  përmes pozitave, pushtetit dhe nga qeverisja e keqe për poullin e shtetin, por shumë lakmuese, dëshiruese por edhe fitimprurse për veten e tyre…!

Thirren e qirren në emër të Demokracisë, Ligjit, Drejtësisë e Kushtetutës e në çka jo tjetër, në premtime mashtrime, rrena e dredhi nga më të ndryshmet për tu treguar se  janë engjuj(melaqe) në vepër, por, jeta e përditëshme ka dëshmuar me rrjedhatë e veta dhe gjendjen ekzistuese deri më tash, se këta pushta e pushshtetarë vendor, janë vetë djalli, helaqe e faqja e zezë për vendin dhe popullin…!

Për veten e tyre mrekullia vet, me pasuri, kerret të blinduara  turproje (trupëroje) kah të shkojnë të përcjellur e siguruar, jeta e tyre është me lezet e pa kjamet, tash për tash jau ju rrinë karrshi edhe Sheikve në Arabi  prandaj edhe dojnë siguri, sa për popull e rini, kanë plot premtime rrena e mashtrime, por derisa të ju besojnë, mjaft mirë jau bajnë, kakohë që  tani më veç kanë dalur për fushë paknaqësitë,zemërimi por jo edhe veprimi për t’ua dhënë hakun këtyre keqbërësve, por tue marrë vehten në qaf tue lëshuar vendin ku syt këmbët e këta vazhdojnë ende me të tyre tue u thirrur se ne jemi më të mirët, më të votuarit, dhe do e shpëtojmë vendin, pa e pranuar asnjëherë që janë shkaktarët kryesor ku e kanë sjellur vendin dhe pse populli e rinia në veçanti po ik prej vendit…!

Pasojatë me përmasa të mdhaja e afatgjate …!

Kosovë e Shqipëri hiq më pak se 100 parti, bëjnë pazare e dredhi për të ardhur si pushta në pozitë e pushtet se deri më tash u ka lënë shumë lezet…e sa për popull e rini, si në vend po edhe në kurbet, kanë mbjellë faren e ndasisë dhe përçarjes  që ka aq shumë dëshmi sa që pasojat vrehen kudo sepse insitucionet shtetërore janë bërë armë në duar të pushtetarëve për të mbajtur pushtetin apo për të rrëmbyer ate siç po veprojnë në 20 vitit e fundit në veçanti…!

Me keqë qeverisje në Kosovë e Shqipëri, si  dy shtete jo për lakmi,  kanë rrjedhur këto dukuri të shëmtuara dhe vazhdojnë të shëndrrohen në gangrenë e ndoshta  me kohë edhe kancer për ardhmerin e vendit, sepse në vend të mirëqeverisjesë nga ana e pushtave dhe pushshtetarëve vendor në poste dhe pozita të ndryshme shtetërore, me punë të ndershme dhe përgjegjësi ndaj punës, për zhvillim ekonomik e kulturor përmes edukatës për punë dhe përgjegjësi ndaj punës cilësore dhe si duhet kudo në secilën punë, për të krijuar mirëqenie përmes punës dhe përgjegjësisë ndaj punës, kanë mbjellur papunësi, skamje, varfëri, premtime, mashtrime, keqpërdorime,  tue i shue shpresatë në vazhdimsi, për ardhmëri më të mirë, tek rinia në veçanti dhe populli  në përgjithësi…!

SHHK"Sali Çekaj“në Zvicër, me ndihmën e kurbetçarëve po ju del në ndihmë vazhdimisht atyre që shtetet e pushshtetarët i kanë lënë në herresë edhe pse vet i kanë sjellë shumicen e tyre në poste e pozita me votat e tyre dhe në në gjendjen që gjinden.. tue u besue premtimeve e mashtrimeve të tyre...!

Tue njohur Saim Tahirajn mirë, me siguri Samili don me i treguar diçka në vesh me rëndësi, por kot e ka se qebesa ata që po bënin muzikë aq të hareshëm e gazmor, sa që muzika jo që ndihej në sallën me afër 400 veta, por lirisht edhe në hapësiren jashta sallës në rrugë dëgjohej gati si me qenë në sallë, prandaj kot e u mundua Smaili me i vikat apo bertit te veshi e me i tregu Saimit atë që ka dashur ti tregoj, se kush ka pas vesh nga kjo muzikë është shurdhue, po ma mirë shurdhanë e mos me ndie ankime e rrënkime  për skamje e mjerime gjithëandej vendit a mos po ndie gja mirë veç zi, kështu nga muzika me zë të lartë sndien asgjë, bile veç i luajnë buzët e bajnë me krye bashkëbiseduesit nëpër tavolina, se gjëja e kuptuan njëri tjetrin se çfarë tha e u  muaren vesh..!?

Isha tue i shique Smaili si mundohej ti tregoj siçka në vesh Saimit por jo që i ndëgjoja ata se ishte e pa mundur por edhe ata vet e kanë pasur të pa mundur me ndëgjue njëri tjetrin aq afër nga muzika me zë të lartë që dridhte gotatë me ujë në tavolina e dyshemen ishin në hallë se le më ata që donin të bashkëbisedonin në Darkën e Lamës…!

E fola pa zë vet me vete dhe thash:..” kot e keni ore të uruar se këtu jemi ba shurdhana e memeca, sepse ka arsyen e vete ndoshta nga organizatori dhe përgjegjësi për kujdesin e zërit dhe muzikës, sepse pa pritesë donë që ti argëton e kënaq të pranishmit me muzikë e këngë me zë të lartë, ndoshta edhe (me mbi 300 decibel, masë më duket për matjen e zërit, normalja kishte me qenë prej 40-60 decibel… gjatë darkimit të begatshëm me gjitha të miratë gatojset vendore nga ushqimet vendore e sa për pije gjithandej tavolinat përplotë ku për këtë punë rreth gjellave e gatimeve  i falënderoj folësi Qamil Çekaj në fillim garat por nuk harroj edhe ndonjë burrë që i ka ndihmua gruas në zierje apo gatim…) se për me kërcye e vallëzue ska nevoj me folë, për vallëzim besoj se ja kanë shkuar hujin... dashamirët, kjo është me rëndësi, që ata janë kënaq e sa për vesht e mi e të Saimit dhe të tjerve është dashur ne vet me u kujdesur me kohë me i marrë paisjet me vete...  paqim vehten në qafë… se e kemi ditur, se ku të shkosh e kah të shkosh në organizime kështu e ke tek shqiptarët gazmor  në kurbet këtu në Zvicëer, që jo vetem sallën po edhe qytetin e ngrisin në këmbë... shahira se jo mahi nga se përgjegjësit për muzikë janë shumë  “profesional” zemër gjërë e mirëbërës të gjymert si thot mileti, ata jo vetem që po dojnë me i knaqur e dalldisur të pranishmit me muzikë e këngë në sallë por edhe ata rrugëve kalimtarët e rastit jashta sallës…kudo muzka paguhet e kjo falas ku ka  e ku gjenë ma mirë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat