“Shqiponja dykrenore” është fjala e vitit në Zvicër, ja dy fjalët tjera më të përdorura

Zvicra

“Shqiponja dykrenore” është fjala e vitit në Zvicër, ja dy fjalët tjera më të përdorura

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 dhjetor 2018 Në ora: 11:08
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke bërë shqiponjën

“Shqiponja dykrenore”, “Marrëveshja kornizë” dhe “079” janë tre fjalët e vitit 2018 për gjermanofonët e Zvicrës, shkruan televizioni zviceran “SRF”.

Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë dhe festimi me gjestin e shqiponjës dykrenore të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit solli një diskutim të zjarrtë në mediat zvicerane për NATI. Publiku tregoi solidaritet me dy futbollistët, të cilët në zemrat e tyre kanë vend për dy vendlindje, përcjell botasot.info.

Fjala «Doppeladler» (shqiponja dykrenore) solli në rend të ditës një debat identitar, thotë filologu Thamar Xandry. Ai është anëtar i jurisë që zgjodhi fjalën e vitit. “Është përfundimisht ajo që na bën zviceranë." Për atë juria, siç thekson më tej Xandry, “ishte e unifikuar tërësisht”.

Fjala e dytë e vitit është “Marrëveshja kornizë”, ku zviceranët prej dhjetë vitesh diskutojnë me Bashkimin Europian për të arritur një marrëveshje të përbashkët, kurse fjala e tretë më e përdorur është titulli i këngës së Pop-Duos Lo & Leduc “079”. Interesante se është numër dhe jo fjalë, por teksti i këngës është akuzuar për seksizëm. 

Pra të tre fjalët gjermanofone në Zvicër flasin për integrimin e të huajve, raportin e Zvicrës me BE dhe debatet rreth gjinive. Është fjala për diskursin politik aktual të Zvicrës./BS

Videon mund ta shini duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat